Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

E krahasojnë me Beyonce, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë përpara Eurovisionit

E krahasojnë me Beyonce, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak

Na ndajnë vetëm pak orë nga festivali i Eurovizion, ku ne përfaqësohemi nga këngëtarja Anxhela Peristeri.

"Karma" është kënga e shumëpërfolur, me të cilën Anxhela do të marrë pjesë dhe do të konkurrojë në natën e dytë të festivalit në 20 maj.

Nesër është nata e parë e festivalit dhe gjatë këtyre ditëve ajo ka bërë prova të shumta si edhe ka dhënë intervista për media të ndryshme të pranishme në Roterdam.

Energjia e saj në skenë dhe performanca gjatë provave iu kanë bërë shumë përshtypje të huajve dhe sipas statistikave paraprake rezulton si një ndër më të votuarat.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Anxhela Peristeri zbuloi si po shkojnë përgatitjet para natës së madhe.

“Deri tani kanë shkuar mirë të dyja provat, kanë qenë shumë shumë mirë. Edhe tapeti kuq shkoi shumë mirë. Por, gjithmonë je me atë ankthin ‘oboo mos ndodhë kjo, mos ndodhë ajo’, derisa të mbarojë e gjitha.

Unë personalisht kam shkuar, sepse doja ta jetoja këtë eksperiencë. Pasi fitova festivalin e këngës isha shumë e lumtur që do jetoja një eksperiencë të tillë. Ne jemi një vend i vogël dhe skena e Eurovisionit për ne është një arritje e madhe.  

Një tjetër shqiptar që konkurron është Gjon’s Tears, edhe ai është favorit për të fituar, konkurron për Zvicrën”, rrëfeu ajo.

E krahasojnë me Beyonce, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore