
E kishte pjesë të filmit të tij, Ermal Mamaqi rrëfen momentet me Koço Devolen: Më ndryshoi skenarin dhe... (FOTO)
Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur për artistin e madh, Koço Devole, i cili humbi jetën një ditë më parë.
“Koçon në takimin e parë ka qenë ish-punëtor i Portokallisë. Kur i propozova për filmin kisha ndrojtje, pasi një emblemë si Koço Devole nuk është shaka. Kur u takuam i tregova rolin, skenarin. Më tha në rregull pranoj. Por tha se dua ta shkruaj vetë skenarin. I thashë është shkruar dhe më tha e di, por rolin tim dua ta shkruaj vetë”, tregoi Ermali.
Më pas Mamaqi rrëfeu se si Devole e ndryshoi rolin e tij në “2 gisht mjaltë” nga dy faqe rol në 20 faqe.
“’Roli kryesor jam unë dhe Elvana, ti je baba i rolit kryesor’, i thashë. ‘E di, e di, e kam zhvilluar shumë mirë”, më tha kur erdhi me skenarin e ri me 20 faqe për rolin e tij”, zbuloi Mamaqi.
Sipas Mamaqit, ndërhyrja ishte e jashtëzakonshme dhe e pranuan menjëherë. Madje Ermali tregoi se ai ishte shumë modest dhe e bënte më madhështor atë.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >