Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“E ke ti radhën”/ Pas sulmit ndaj Salman Rushdie, kërcënohet edhe autorja e famshme

“E ke ti radhën”/ Pas sulmit ndaj Salman Rushdie,

Pas sulmit që u bë ndaj autorit të njohur, Salman Rushdie gjatë një leksioni në Nju-Jork, duket se edhe shkrimtarë të tjerë kanë nisur të kërcënohen.

Autorja e sagës “Harry Potter”, Joanne Rowling, e njohur si J.K.Rowling, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku shprehte trishtimin për sulmin kundrejt Salman Rushdie, por pikërisht në këtë postim, ajo është kërcënuar.

Një mbështetës i sulmit ndaj autorit i ka shkruar shkrimtares: “Mos u shqetëso, e ke ti radhën”.

Rowling menjëherë përditësoi fansat duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke i njoftuar se në çështjen e kërcënimit është përfshirë edhe policia.

Për sa i përket gjendjes së Salman Rushdie, ai është nën përkujdesjen e mjekëve dhe thuhet se për shkak të goditjes me thikë në pjesën e qafës, mund të humbasë syrin.

 

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore