Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

E gjora Katerinë!

E gjora Katerinë!

*Poezi

Të gjitha netët e Katerinës shkuan duke ngjitur shkallët, por në të gjithë shkallët ajo nuk ngjitej asnjëherë njësoj.

Katerinës i pëlqenin muret e çdo kati


"Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për ata që preferojnë ashensorin", mendonte ndonjëherë në katin e tretë duke mbështetur dorën e majtë në murin e ashpër me aq kokrriza mbetur nga një llaç gëlqereje që Kadaresë në fakt, i pëlqente më shumë se një herë ta shkruante në dy romanet e tij.

Një rekord ky, që nuk e theu me Dostojevskin por vetëm me Markezin, të cilit mesa dukej
gëlqerja i pëlqente vetëm kur fliste për qivure dhe të vdekur.

Natyrisht, Katerina ndalej në mermerin e 16-të të shkallës dhe i mendonte të gjitha këto tek i binte fytyrës një vello urtësie

Më pas e hiqte ngadale dorën nga ajo ashpërsi në mur dhe ndalej.

Nxirrte me kujdes një çamçakëz nga goja dhe e ngjiste në portën e një besimtareje të ve që mbeti e shurdhër pas vdekjes së të shoqit

Një shenjë kjo që i kujtonte një marrëdhënie të ndërlikuar të vetën dhe retë që kish vizatuar në murin e katit të dytë.

Katerina ishte krejt me stomak të prishur atë dhjetor tek vizatonte një vizion pesimist të realitetit njerëzor.

Ishte një dhjetor i zymtë që edhe pasi villte nuk e merrte gjumi
dhe përtonte të ndizte radion,
kur hynte në shtëpi.
Katerina kuptoi se ajo natë ishte më e trishta në jetën e saj
duke ngjitur shkallët
Fare rastësisht
Duke ngjitur shkallët,
një çudi e madhe
të marrësh vesh se dashuria nuk na qenka veçse një gëlqere

E gjora Katerinë!

Po shkonte ora 6-të kur i'u kujtua se ishte një e pa fat në gjithëherët e dëshpëruara
tek ngjiste ato shkallë prej udhëtimeve të ndërprera drejt apartamentit me numër 68-të
Aty në katin e katërt ku rastësisht po ngjitej edhe fqinja përballë,
e cila me një buzëqeshje të vijosur fytyrës i thotë një "mirëmengjes" të shtirur
sepse nuk e kishte marrë vesh ende siç duket se çfarë në të vërtetë dashuria është.

Mbase një ditë këtyre shkallëve do i vinin një emër "Kremtimet e Katerinës", mendoi përsëri me një gjysëm buzëqeshje ironike tek nxirrte çelësin dhe e fuste në bravë pa i hedhur sytë tjetrës

Të gjitha netët e Katerinës, shkuan duke ngjitur shkallët, por askush nuk e vuri re se ajo nuk ngjitej asnjëherë njësoj
As Kadare, as Dostojevski,
as Markezi dhe as fqinja
e cila ishte edhe më e gjorë se Katerina.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore