Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Dua Lipa zbret Ed Sheran nga froni, bëhet këngëtarja më e pëlqyer në Britani

Dua Lipa zbret Ed Sheran nga froni, bëhet këngëtarja më e

Këngët e Dua Lipa ishin këngët më të luajtura dhe dëgjuara në radio në Britaninë e Madhe përgjatë vitit 2020, duke e bërë artistet shqiptare këngëtaren më të preferuar për britanikët falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.

Në krye të klasifikimit ajo i ka dhënë fund mbretërimit të Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i luajtur në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga viti 2017. Dy nga këngët e saj hit, “Physical” dhe “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të luajtura në radiot ishullore.

Të dhënat u përpiluan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në TV dhe radio dhe në pub-e dhe klube. Ed Sheeran ishte artisti i dytë më i luajtur, i ndjekur nga Ariana Grande dhe Sam Smith.

“Future Nostalgia” u hodh në treg vetëm katër ditë para izolimit të parë të Britanisë së Madhe për shkak të Covid, marsin e kaluar, një vendim që i shkaktoi yllit disa net pa gjumë.

"Unë kam qenë paksa e tensionuar nëse është gjëja e duhur për të bërë gjatë kësaj kohe, sepse shumë njerëz po vuajnë", tha ajo në atë kohë.

Albumi provoi të ishte kolona zanore e karantinës së shumë njerëzve, që siguronin antidotin e përsosur të izolimit. "Ishte një vendim kaq i ndërlikuar, por disa vendime thjesht duhet të merren", tha 25-vjeçarja për BBC në fillim të këtij viti.

“Future Nostalgia” ishte albumi më i shitur i vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar më pas çmimet si albumi i vitit në Brit Awards dhe albumin më të mirë pop në Grammys.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore