Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ç’do të bëhet me fshatin Orosh? Kryeqendra e Mirditës që po mbetet në errësirë të plotë

Ç’do të bëhet me fshatin Orosh? Kryeqendra e

Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirdita pa Oroshin. Një fshat i cili meriton një vëmendje të veçantë, për sa njihet. Qoftë si një tempull besimi, ashtu dhe qëndrese dhe diturie, këtë na thanë para se të niseshim drejt tij. E trishtë të shohësh, sot, nga afër se si ky fshat i një rëndësie të lartë pret të bjerë në veshin e një auditori (të përhershëm) duke lypur të ngjallë një atmosferë besimi dhe optimizmi rreth një tribune (të qëndrueshme).

Si është e mundur që kjo kryeqendër e Mirditës, është tërësisht e paeksploruar? Kisha ështe objekti parë që sheh. Ish Abacia e Vjetër e Oroshit, e cila kishte një ndikim të fuqishëm mbi tokat jashtë kufinjëve të Mirditës së sotme dhe udhëhiqte 16-të famullitë më të rëndësishme në Mirditën etnologjike. Cila është historia e saj, që trazoi dhe mendimet e Nolit? Përse u dogj dhe u grabit shumë herë? Thuhet se murgjit benediktinë banonin në një farë largësie nga rezidenca e abatit Prend Doçi, nga ku informohej Roma.


Ku i gjejmë rrënojat e këtij kuvendi? Po banorët që do të vizitojmë, cfarë thonë? Cila është mikëpritja këtu dhe tradita në këtë malësi? Ajo që vihet re është një bujari e jashtëzakonshme, me të cilën duhet të njiheni të gjithë dhe të ktheni sytë një herë e mirë. Janë vetëm 7-të km rrugë, të cilat na penalizojnë qoftë për një ekoturizëm brilant, ashtu edhe për një zhvillim investimesh prej ku mund t’i kthehet përsëri lavdia e dikurshme, Oroshit, i cili sot jeton veçse në faqet e librave bëre gjithë pluhur.

Kjo është udha që na përball në ciklin “Fshatrat e Shqipërisë”, Ilnisa Agolli. Shiheni videon e plotë:

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore