Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Do na çojë fëmijët në burg”, aktori shqiptar rrëfen jetën e vështirë në Greqi: Pronarët sa merrnin vesh nga jemi, na dëbonin

“Do na çojë fëmijët në burg”, aktori

Aktori shqiptar, Florian Dine, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu jetën e vështirë që ka kaluar në Greqi pas largimit nga Shqipëria.

Dine tha se në fëmijëri është përballë me racizëm dhe ngacmime për shkak se ishte shqiptar. Madje ka treguar se pronarët kur shkonin për të gjetur shtëpi, kur merrnin vesh se ishin shqiptarë i nxirrnin jashtë.

“Ishin kohë të vështira për të gjithë emigrantët në atë kohë. Kishte shumë vështirësi. Në çdo shtëpi ku shkonim na paragjykonin sa thoshim se ishim shqiptar. Ndoshta edhe unë do ta bëja nëse do të isha grek. Nuk i kisha mbushur pesë vjeç, ca gjëra i kuptoja. Dëgjoja që në fillim që thoshin po për shtëpinë dhe më pas jo. Pyesja mamanë pse flemë jashtë, nuk kemi një shtëpi? Rrinim në një park në fillim. Çfarë do më thoshte ajo e shkreta mua? Nuk kishte se çfarë të më thoshte”, tha aktori.

“Do na çojë fëmijët në burg”, aktori

Më pas tregoi se në shkollë i kanë urinuar çantën dhe ai nuk bënte gjë, pasi ishte shumë i urtë.

“Tani i kam shokë dhe jemi familje. Por në atë kohë, fëmijët çfarë dëgjonin në shtëpi, vinin dhe i bënin në shkollë. Në fillim më urinonin çantën, nuk bëja gjë, kam qenë shumë i urtë.  Erdhi mamaja në shkollë, u bë një debat i madh. Mamatë e tjera thoshin se do na i çojë djemtë në burg, ça do bëhet kur të rritet. Por ja ku jam sot”, shtoi Dine.

Ky i fundit u shpreh se nuk e mendonte kurrë se do bënte karrierë, por sapo rritësh ikën edhe racizmi.

“Do na çojë fëmijët në burg”, aktori

“Unë tani duke u rritur e duke parë të gjitha këto sfidat, nuk besoja se do futesha në TV, është edhe e vështirë. E vështirë nga gjendja ekonomike dhe filmat. Por në art, janë njerëz më të sjellshëm, më të kulturuar, e bëja punën dhe më merrnin, nuk kam patur probleme. Shumë herë kam vajtur e nuk më kanë marrë si aktor, por jo për racizëm. Kur kam punuar në punë të tjera e kam ndjerë atë pjesë. Por kur fillon dhe bën emër, nuk të ngacmon njeri, se fillon e merr nga ti”, tha aktori shqiptar.

Ai u shpreh se në asnjë moment nuk ka tentuar që të mos e tregojë origjinën e tij. Madje kur e pyesin se si ndihesh si shqiptar në Greqi, ai u përgjigjet: “Si ndihet një italian apo amerikan në Greqi”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore