
Dekorimi i Ylli Bakës, pianistja e njohur: Për cilat merita e mori? Nuk më intereson më titulli “Nderi i Kombit”
Urdhri "Mjeshtër i Madh" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.
Por sa herë presidenti vendos të dekoroj dikë, një personaliteti të njohur për publikun, rrjeti zien nga një lum kritikash. Artist dhe jo vetëm i konsiderojnë këto çmime si "qoka" politike dhe jo si çmime te merituara.
Pas dekorimit të Ylli Bakës me titullin "Mjeshtër i Madh" ka reaguar dhe pianistja Etrita Ibrahimi, nder të tjera ajo thotë: "Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë? Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, km. nuk duken as në horizont…! Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…! E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…! Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!”.
Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth këtij reagimi të saj. Sipas Etritës, titujt duhet të jenë tituj të vendosur në bazë të disa kritereve.
“Kriteri i parë është kontributi që artisti jep në rritjen e nivelit kulturor në vendin e tij. Nëse kam përmendur babanë tim, e kam marrë si shembull, se mua nuk më intereson më titulli “Nderi i Kombit”, nuk e shoh si titull që të nderon. Reagova pasi ishte diçka që kishte të bënte me specifikën që ka titulli, i cili duhet të jepet për kontributin që artisti jep në rritjen kulturore në Shqipëri. Për cilat merita e mori Ylli Baka? Nuk më rezulton se ka kontribuar në kulturë, ose ndoshta unë nuk jam e azhurnuar”, tha Etrita Ibrahimi.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


