Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Debatet për Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, tërhiqet edhe këngëtari i fundit nga Kosova: Këtu kam gabuar pak...

Debatet për Bregoviç në Festën e Birrës në

Festa e Birrës në Korçë do të mbahet në datat 18-22 gusht, ku përveç artistëve shqiptarë u tha se do të ketë edhe të huaj. Emri i parë që u përmend ishte ai i këngëtarit serb, Goran Brezoviç, për të cilin menjëherë reaguan shqiptarët, sidomos ata të Kosovës.

Duke qenë se mendohet se Bregovic ka nxitur me këngët e tij masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, shumë qytetarë dhe artistë kanë kërkuar që të anulohet koncerti. Me jehonën e madhe që pati kjo ndodhi, disa artistë që ishin të ftuar për të performuar, e anuluan pjesëmarrjen e tyre.

Bashkia e Korçës konfirmoi se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” do të jetë artisti i vetëm nga Kosova që do të performojë në Korçë. Por ditën e sotme është tërhequr edhe ai nga festivali.

E shkak është bërë pikërisht pjesëmarrja e këngëtarit serb. Përmes një deklarate publike, Krasniqi ka dhënë arsyet e tërheqjes nga ky event që këtë vit bëri bujë më shumë se çdo herë tjetër.

“Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh që kjo nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar pak dhe e pranoj gabimin tim se unë jam muzikant, nuk jam politikan. Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë kam vendosur që për këtë shkak të tërhiqem nga ky event”, është shprehur ai.

Më tej, Shemsi ka deklaruar se ka dashur të këndojë për publikun shqiptar pasi ishte hera e parë që do të performonte në qytetin e Korçës, por ka zgjedhur të respektojë vendimin e masës.

“Kam pas dëshirë të flaktë të shkojë në Korçë, se nuk kam kënduar kurrë në Korçë. Kam dashur ta këndojë atje këngën “Xhamadani vija vija”, këngën e Adem Jasharit. T’ja këndoj masës, por për shkak të krejt rrethanave që kanë ndodh unë nuk do të shkoj në Korçë”, ka theksuar ai

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore