Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Bob Dylan mori 300 milionë dollarë/ Pse legjendat e muzikë po shesin të drejtat e tyre

Bob Dylan mori 300 milionë dollarë/ Pse legjendat e muzikë po

Pak ditë më parë, dolën lajmet se Bob Dylan ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve, i cili përfshin më shumë se 600 këngë për 60 vjet. Shitja është kryer në një “marrëveshje historike” me Universal Music Publishing Group dhe thuhet se këngëtari i famshëm ka fituar 300 milionë dollarë.

E duket se edhe këngëtarë të tjerë do të ndjekin Dylan. Dolly Parton ka thënë se ajo mund të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa kantautori David Crosby është shprehur se ai është i detyruar ta bëjë një veprim të tillë.

“The Guardian” shkruan se muzikantët janë për ditë në radhë që të shesin të drejtat e botimeve të këngëve të tyre, e kjo për shkak të trazirave në industrinë muzikore të krijuar nga pandemia e Covid-19.  

Kujtojmë se lëvizja surprizë e Dylan gjatë kësaj javë për të shitur të drejtat e botimit të 600 këngëve të tij, nga “Blowin’ in the Wind” te “Knockin’ on Heaven’s Door”, u përshkrua nga blerësi Universal Music si një nga marrëveshjet më të rëndësishme të të gjitha kohërave.

Ky veprim shënon kulmin e fundit të asaj që një ekzekutiv i industrisë muzikore e përshkruan si “ethe ari”. Ndërsa nga ana tjetër investitorët kërkojnë që të fitojnë fitime të besueshme dhe gjithnjë e më të vlefshme të hiteve që janë të përjetshme. Të drejtat për këngët krijojnë honorare sa herë që ato luhen në radio, shiten në CD, mbulohen nga një artist tjetër ose licencohen për shfaqje TV, reklama ose filma.

Që nga viti 2013 – viti i shitjeve globale të muzikës arriti një rekord të ulët dhe “Spotify” filloi të merrte tërheqje ndërkombëtare duke lancuar në SHBA tregun më të madh në botë – të ardhurat vjetore të bëra nga hiti 34-vjeçar i Bon Jovi, “Livin on A Prayer” janë rritur me 153 për qind.

Vitin e kaluar, transmetimi përbënte 77 për qind të tregut të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, 1.4 miliardë paund, sipas “Entertainment Retailers Association”.

“Tregu i marrëveshjeve për botimin e muzikës është në kulmin e tij. Asnjëherë nuk ka patur një kohë më të mirë, mund të mos ketë më kurrë një kohë më të mirë për një artist që ka hitet nga vitet ‘70, ’80 dhe ’90 për të shitur të drejtat e tyre. Këto marrëveshje po bëhen me vlerë 17, 18, 19 dhe  20 herë me vlerë”, ka thënë Mark Mulligan, analist i Midia Research.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore