Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të të Rinjve

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të

Suad Arilla, Besart Kadia dhe Tobias Xhaxhiu janë fituesit e Fondit të të Rinjve, një projekt i shpallur dy muaj më parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku morën pjesë 10 autorë të rinj.

Në ceremoninë që u zhvillua sot në QKLL, mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila i quajti të rinjtë si një prioritet i përhershëm.

“Politikat ndaj të rinjve janë politikat ndaj së ardhmes. Ky fond është vetëm fillimi i një mbështetjeje të vazhdueshme që QKLL-ja do të japë ndaj të rinjve, pasi duhet të ndihmojmë një brez, i cili do të vijojë të përsosi gjuhën dhe kulturën shqipe”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.

Juria, e kryesuar nga prof. asoc. Adelina Çerpja, në përbërje të së cilës ishin zv.dekania e Fakultetit të Filologjisë, Elsa Skënderi-Rakipllari dhe gazetarja e studiuesja Monika Stafa, shpalli fitues tre autorë si më poshtë:

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të

Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe harresës”

Motivacioni:
“Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur”.

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të

Tobias Xhaxhiu me romanin “Memento Mori”
Motivacioni:
“Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat dhe të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani”.

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të

Besart Kadia me romanin “Loja e vjetër”
“Për lëvrimin e një lloji të veçantë romani në gjuhën shqipe, të trillerit politik. Për zhbirilimin e individualitetit të secilit personazh, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji në funksion të plotësimit të karakterit të tij dhe të dhënies së një tabloje të qartë të realitetit shqiptar në dy përmasa kohore, të cilat përkojnë me dy realitete politike e shoqërore të ndryshme”.

Çmimet iu dorëzuan fituesve nga shkrimtarja Flutura Açka dhe Virion Graci.

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të

Besart Kadia, Suad Arilla dhe Tobias Xhaxhiu, fitues të Fondit të

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore