Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Artistët në fushatat e partive? Debati mes aktorit Trebicka dhe Endri Shabanit te “Breaking”

Artistët në fushatat e partive? Debati mes aktorit Trebicka dhe Endri

Në fushatat politike janë shfaqur spote politike të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Më shumë debate ka pasur në lidhje me shfaqjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit. Përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin, si Edmond Budina e kanë kundërshtuar këtë duke sulmuar veçanërisht aktorin Ndrenika, e cilësuar si të shitur dhe të përdorur.

Në studion e “Breaking” në Top Story ishin të ftuar aktori Alfred Trebicka dhe kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, të cilët komentuan përfshirjen e figurave të artit në këtë fushatë elektorale.

Për aktorin Alfred Trebicka nuk ka asgjë të keqe që artistët të përfshihen në angazhime politike. Ai gjithashtu ka kundërshtuar deklaratat e Budinës. “Për mua është shumë normale, që të jenë, në aspektin parimor nuk ka asnjë problem që të jenë. Gjykimi nga pozita partiake e politike pastaj është subjektiv. Ky më pëlqen se ka folur për PD, partinë tate dhe e kundërta se wshtw me PS-nw. Po pse Edmond Budina është në nevojë që mbështet PD, nuk ka sens ky qëndrimi i tij?”, shprehet Trebicka.

Më tej ai theksoi se “ne nuk mund të shkojnë në unison, ta shohim bardh e zi. Unë pozicionohem në një forcë politike nuk do të thotë se jam në nevojë. Por ti që u pozicionove, pastaj ti je i përdorur. Është ajo që e thotë prifti: Mos bëni ça bëj unë, bëni ca them unë”.

Ndërsa Shabani nga ana e tij ka mendimin se artistët po përdoren nga politika, pasi ata janë të pambrojtur nga ligji dhe gjithçka vendoset nga ana e ministrit.

“A duhet që një aktor të shesë vlerën e tij. Është e rrezikshme kur aktori nuk ka mendim politik, është steril. Çështja është nëse i ka për këto vlera që i beson apo për tregti. A duhet të jenë opozitarë artistit? Fatkeqësia është se kemi një ligji dhe një strukturë të arti që e bën të pamundur që artistët të jenë opozitar. Të gjitha institucionet kontrollohen nga ministria e Kulturës. Ne nuk kemi krijuar mundësi që artisti të rebelohet dhe të dalë kundër vendimeve të qeverisë, është i pambrojtur. Ligji aktual nuk i mbron e nuk i stimulon rebelimin e artistëve. Më shqetësojnë rrënimi i artistëve”, theksoi Shabani.

Por Trebicka ka kundërshtuar atë duke theksuar se edhe vetë Shabani ka interesa që është futur në politikë. “Përfshirja e artistëve është e natyrshme për mua, është normale, sepse opinioni i një artisti ka më peshë se e një qytetari normal. Pse ka ngjallur reagime kjo? Këtu e keqja është se pse ti je me atë, edhe unë me atë parti. Kjo është se pastaj dalin jo tradhtari apo armiku e bën pastaj... Edhe Endri që është futur aty është futur për interesat e veta”, tha Trebicka.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore