Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Artisti "i heshtur" shqiptar, mos vallë është duke frymëzuar "Louis Vuitton"?

Artisti "i heshtur" shqiptar, mos vallë është duke

Bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Puka, i cili quhet Besmir Latifi, stilist dhe piktor.
Që në fëmijëri, adoloshencë dhe deri më tani Besmir Latifi i është përkushtuar artit dhe rrugëtimi vazhdon ende, madje me hapa më të mëdha... por që ka zgjedhur heshtjen duke lënë vetë artin të flasë para tij.

Pasi kreu studimet e para në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës, ai vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Arteve, Tiranë ku u diplomua në Atelienë e Tekstilit dhe Modës. Më pas vazhdoi studimet master në Atelienë e Tekstilit dhe Dizajn Mode në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Ndërsa sot ndodhet prej disa vitesh në Belgjikë, ku ka studiuar në Akademinë Mbretërore në departmentin e Fashion në Antwerpen pasi është një nga 2 departmentet me te mira në botë dhe tjetri quhet Central Saint Martins London .

Në Royal Academy of Antwerpen kanë studiuar disa nga ikonat botërore si Vincent Van Gogh, Maison Margiela ,Dries van Noten , Ann Demeulemeester ,etj.
Aty Besmir Latifi është vlerësuar me çmimin e piktorit më të mirë të akademinë mbreterore pas një konkursi ku kishin konkurruar rreth 2300 studentë.

Latifi ka zgjedhur që artin e tij ta ushtrojë në heshtje, pa u ekspozuar dhe pa e bërtitur me zë të lartë se kush është dhe se vërtetë ka arritur majat...

Po të shikosh punimet e tij janë mbresëlënëse dhe ajo që do t'ju habisë më shumë është se nuk gjeni një kopje të dytë, ai bën vetëm 1 model.

I ftuar sot në emisionin Breaking në Top News, ai zbuloi planet e mëdha të së ardhmes. Gjithashtu një nga punimet e tij është një çantë që në 2018 e cila ka po të njëjtin stil me atë të koleksionit më të ri të Louis Vuitton. Mos vallë Louis Vuitton është frymëzuar nga stilisti shqiptar?!

Ja si shprehet ai: Nuk e di por edhe ndoshta... sepse modelja që mban çantën e dizajnuar nga unë është një ndër më të njohurat e pasarelave të
Louis Vuitton, Dior etj...

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore