
Arti në zi! Vetëm 31 vjeç, ndahet nga jeta papritur muzikanti shqiptar
Është ndarë papritur nga jeta në moshën 31-vjeçare, muzikanti shqiptar i Filarmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi.
Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës si edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”. Familjarët ndërkohë nuk kanë zbuluar shkaqet e vdekjes së 31-vjeçarit.
Njoftimi:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje, më 22 gusht 2022, papritmas ka ndërruar jetë kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi.
I lindur më 1991, Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj).
Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.
Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”.
Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend.

Lista e plotë e nominimeve për çmimet “BAFTA 2023”
Historia e plotë >

Muralja e Tiranës përzgjidhet në listën e 100 më të mirave në botë për 2022
Historia e plotë >

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2023, gjithçka që duhet të dini
Historia e plotë >
Ndërron jetë Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar (Emri)
Historia e plotë >


Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga ‘Mushka’, ‘tymi’ dhe ‘çokollata’/ Zbardhet DOSJA e megaoperacionit t...
Historia e plotë >
Guroret në zonat e mbrojtura/ Cilat janë 6 kompanitë që iu pezullua akt...
Historia e plotë >
Cila monedhë po tregon forcim? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro për ditën e sotme

Zbardhen rrugët/ Reshjet e borës në disa qytete të vendit, ARRSH: Ja akset që janë...

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot? Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Aktualitet




