Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Arti në zi/ Shuhet Shefki Karadaku, poeti që hyri me dinjitet në letërsinë shqipe

Arti në zi/ Shuhet Shefki Karadaku, poeti që hyri me dinjitet në

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Shefki Karadaku, një emër i njohur i letërsisë dhe kulturën kombëtare shqiptare. Zemra e tij ndaloi jo nga Covid, por nga një sëmundje e rëndë, që edhe pse u diagnostikua në një vendet jashtë Shqipërisë tre vite më parë, ajo avancoi.

Familja Karadaku ka humbur njeriun e saj të dashur dhe që e bënte të ndjehej krenare. Ndërsa letërsia dhe kultura kombëtare kanë humbur një nga autorët e saj më të shquar.

Shefki Karadaku njihet si një nga krijuesit më prodhimtarë e më cilësorë të letërsisë shqipe, në poezi dhe prozë, në gjinitë e tregimit, novelës dhe romanit.

Ai u lind n më 9 qershor të vitit 1941 në një nga lagjet tradicionale të Elbasanit, të qytetit ku në vëllimin poetik më të fundit “Trokas” përshkohet nga një fill i hollë lirike dhe malli prekës për vendlindjen e tij.

Si pasardhës i një familjeje intelektualësh të këtij qyteti, poezitë e para Karadaku i boton në Gazetën “Drita” dhe “Nëntori”. Librin me poezi “Kënga e karrove të drithit”, e boton në vitin 1967. Libri pati një jehonë në shtypin e kohës. Pas mbarimit të Fakultetit Histori-Filologji në vitin 1971 fillon punë në revistën “Ylli” ku punon si redaktor dhe gazetar përgjegjës për 20 vjet me radhë. Në vitin 1991 themelon, së bashku me poetin Petraq Risto, shtëpinë botuese private “Glob” ku botohen një sërë autorësh të mëdhenj si Kafka, Kavabata, etj.

Me një karrierë krijuese prej më shumë se gjysmë shekulli, Karadaku është autori i 38 veprave letrare në prozë e në poezi, portretizohet si një nga shkrimtarët e dalluar të kohës së tij.

Kritikët e kohës do e cilësojnë si atë me veprat e tij si “i sigurt në temën e tij letrare, i pajisur me talent dhe dije, Karadaku vërshoi në shtypin letrar të viteve ’65-‘70 i gatshëm estetikisht për të rivitalizuar, midis të tjerash, lirikën shqipe të dashurisë”.

Në një karrierë prej gjysmë shekulli në letërsinë shqiptare, për poetin dhe shkrimtarin e njohur Shefki Karadaku janë bërë studime, artikuj studimorë, edhe nga të huajt, si studiuesja gjermane Erika Beerman.

Për poezinë e Shefki Karadakut janë prononcuar me vlerësime pozitive kritikët dhe shkrimtarët me emër që nga Kadareja, Sterio Spasse, Perikli Jorgoni, Llazar Siliqi, Dritëro Agolli, Adriatik Kallulli, Xhezair Abazi, Faslli Haliti, Roland Gjoza, Petraq Risto. Poeti dhe shkrimtari  Shefki Karadaku, do të vlerësohej nga artikuj studimorë nga shkrimtarë dhe kritikë letrarë shqiptarë, mes të cilëve edhe Lutfi Kurteshi, Leonard Veizi apo dhe Konstandin Dhamo.

Karadaku është një nga përfaqësuesit më të spikatur për gjininë e lirikës ku absorbohen përvojat e poetikave tradicionale me ato moderne e avangardiste evropiane dhe realizohet kundërvënia ndaj traditës letrare.

Tipare të futurizmit, ekspresionizmit, surrealizmit, madje dhe krepuskolarizmit janë përthithur dhe pasqyruar në poetikat e këtij autori.

Ndërthurja e tyre me përvojat individuale ka sjellë një poezi të re që u përgjigjet ndryshimeve të shoqërisë shqiptare, si dhe kërkesave të vetë sistemit letrar shqiptar.  Nga veprat e tij më të njohura përmendim: “Një mijë vjet dashuri”, “Argonautët”, “Vila e magjepsur”, “Salamandrat”, “Gjergj Elez Alia”, “Garderoba e ofiqarit gri”, “Puthja e ngrirë”, “Apokalipsi i gjetheve”, “Argonautët ose 100 ditët shqiptare që tronditën botën”, “Sagë mbretërore” etj. Karadaku është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore.

Arti në zi/ Shuhet Shefki Karadaku, poeti që hyri me dinjitet në

“Në romanet “Puthja e Ngrirë”, “Një mijë vjet dashuri”, “Vila e magjepsur”, “Salamandrat”, “Filantropi”, “Pangjerikus” e të tjerë dhe vëllimet poetike “Kënga e të korrave të drithit”, “Melodi të Shkumbinit” dhe “Feniks”, poeti e shkrimtari Shefki Karadaku asnjëherë nuk do të t’i nështrohet jetës edhe pse e vuan atë”, shkruan kritiku letrar”, doktor Lutfi Kurteshi.

Ndërsa shkrimtari Leonard Veizi do të shkruante se “një studim më konkret për krijimtarinë e tij e gjejmë te libri “Absurdi mbretëror” – (Shënime kritike, ese, këndvështrime për krijimtarinë e Shefki Karadakut), në të cilin autori i 38 veprave letrare në prozë e në poezi, portretizohet si një nga shkrimtarët e dalluar të kohës së tij. I sigurt në temën e tij letrare, i pajisur me talent dhe dije, Karadaku vërshoi në shtypin letrar të viteve ’65-‘70 i gatshëm estetikisht për të rivitalizuar, midis të tjerash, lirikën shqipe të dashurisë”.

Poezia për qytetin e lindjes, Elbasanin

Ky është qyteti me një mijë bebe

ky është qyteti me një mijë gojë

ky është qyteti me një mijë shprehje

E njoh këtë qytet të butë nga qerpiçi

e njoh këtë qytet të brishtë të dashurisë

e njoh këtë qytet të bardhë e të zi

Para rrugës sime një mijë rrugë të tjera

para dritares sime një mijë dritare shoh

para mendimit tim një mijë mendime të tjerë

Rri e sodis jetën që lind dhe mbaron frymën

rri e sodis dashurinë që lind një botë të re

rri e sodis vdekjen që lind nga dashuritë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore