Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Arti në zi/ Shuhet aktorja e njohur shqiptare

Arti në zi/ Shuhet aktorja e njohur shqiptare

Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta këtë të premte. Lajmin e ka dhënë profesori Përparim Kabo përmes një postimi në Faceook. 

Postimi

Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi...pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj...Artistja sfidante e "Njollave te Murme"...ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me "Kthimin e Damës Plakë"...Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor...Edi e dashur...ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe...Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë...Lamtumirë fisnike...
Panetoni të pret Mihali të pret....
pkabo 3 dhjetor 2021

Kush ishte 'artistja e merituar' Edi Luarasi

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo është një aktore e njohur shqiptare.

Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike.

Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar role edhe në filmin artistik shqiptar. Është “Artiste e merituar”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore