Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i humorit në Shkodër

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i

Arti në zi. Pas vdekjes së aktorit të mirënjohur Fuat Boçi, një tjetër kolos i skenës është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Bëhet fjalë për humoristin e njohur shkodran Anton Krosaj. Mesohet se ai vuante prej kohësh nga një semundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot.

 

Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar kolegë e të njohur, që kanë bashkëpunuar me të. Mes tyre, një mesazh në rrjetet sociale ka bërë aktorja e Shkodrës, Dana Xhaj.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore