
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare aktori Lekë Mosi, pjesë e trupës së Estradës Profesioniste të Sarandës.
Mosi ishte një aktor i talentuar por edhe njeri plot vlera i respektuar në qytetin e Sarandës ku kaloi një pjesë të madhe të jetës dhe la gjurmë në jetën artistike të qytetit bregdetar.
Drejtori i Institutit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani ka dhënë lajmin e trishtë.
“Leka ishte një personazh i dashur për bashkeqytetarët e tij në Sarandë dhe në Shkodër nga ku Ai ishte dhe ku kaloj vitet e fundit të jetës së tij.
Ai ishte një mik i rrallë për këdo që pati fatin ta njihte nga afër, ishte një familjar i mirë dhe një artist që me lojën e tij aktoriale ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën artistike të Sarandës e më gjerë, duke skalitur bukur e me mjaft sqimë tipa dhe karaktere që nuk do të harrohen nga publiku sarandit e më gjerë.
Me largimin e tij përgjithmonë nga jeta, familja humbi Njeriun më të dashur, Mësuese Klorinda humbi bashkëshortin e saj të mirë dhe shembullor, fëmijët Marku dhe Terezina, babanë e dhembshur, të dashur dhe të përkushtur, nipërit dhe mbesat gjyshin fjalë pak e zemërdhembshur.
Miqtë dhe dashamirësit e tij të pafund humbën një shok e Mik të rrallë…
Shpirti Yt u prehtë në Paqen e merituar”, shkruan Çumani.

Festivali “Marie Kraja”/ Edicioni i 19-të do transmetohet në Top Channel
Historia e plotë >
Arti në zi, ndërron jetë piktori i njohur (FOTO+EMRI)
Historia e plotë >
Humbje e madhe për artin/ Ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
E trishtë! VDES fituesi i çmimit Nobel për Letërsi
Historia e plotë >
Lista e plotë e fituesve në Oscars 2023
Historia e plotë >

Njihuni me personazhet e famshëm që nuk u lejohet të marrin pjesë në Oscars!
Historia e plotë >
Lista e plotë e nominimeve për Oscars 2023!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


