Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Angeline Jolie rrëfen pse u nda nga Brad Pitt, Shkak edhe Harvey Weinstein

Angeline Jolie rrëfen pse u nda nga Brad Pitt, Shkak edhe Harvey Weinstein

Aktorja Angelina Jolie ka treguar së fundmi mosmarrëveshjet që ka patur me ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt për shkak të punës së tij me regjisorin Harvey Weinstein.

Angelina deklaroi në një intervistë se është ngacmuar seksualisht nga regjisori gjatë xhirimeve të një filmi të prodhuar nga Weinstein në vitin 1998, “Playing by Heart”.

“Ju mendoni se ai u përpoq, por nuk e bëri, apo jo? E vërteta është se tentativa dhe përjetimi i asaj tentative kanë të njëjtin përfundim, do të thotë sulm. Ishte përtej një tentative seksuale nga ana e tij, prej të cilit duhej të shpëtoja”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Jolie zbuloi se debatoi ashpër me Pitt kur ai luajti në filmin e Quentin Tarantino në vitin 2009, i cili ishte bashkëprodhuar nga kompania e Weinstein.

“Më kërkuan të luaja “The Aviator”, por unë nuk pranova sepse Weinstein ishte i përfshirë. Unë kurrë nuk u shoqërova ose punova më me të përsëri. Ishte shumë e vështirë për mua kur Brad vazhdoi të bashkëpunonte me të. Kemi bërë luftë së bashku për këtë dhe sigurisht që dhemb”, rrëfeu aktorja.

Ndërkohë, Brad aktualisht është duke prodhuar një film të bazuar në intervistat e personazheve të famshëm të botës së Hollywood-it në “New York Times”, për rastin e Weinstein.

Nga ana e tij, Weinstein ka mohuar se ka tentuar diçka me Angelina-n, ndërsa për disa aktore të tjera ka thënë se ka qenë marrëdhënie me konsensus.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore