
Amarildo Ruçi, artisti i talentuar që pikturon me gishta (FOTO)
Ditën e sotme starton në Tiranë kolonia ndërkombëtare e artit “ArTirana”, i cili do të mbahet në Amfiteatrin e Tiranës.
Për katër ditë, artistë të ndryshëm do të pikturojnë live dhe në mbyllje të eventit do të realizohet ekspozita finale. Kjo e fundit do të mbahet më datë 8 tetor në orën 18:00.
Eventi ka si qëllim përjetimin nga artdashësit së të parit live realizimin e pikturave. Bëhet e ditur se do të jenë të pranishëm artistë nga Kosova, Maqedonia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kazakistani dhe vende të tjera.
Një ndër artistët që do të marrë pjesë në këtë event ku e rëndësishme është fryma pozitive që sjell arti, është Amarildo Ruçi.
Ky i fundit është një piktor i ri në moshë por shumë i talentuar dhe i veçantë. Lidhja e tij me pikturën ka nisur që në fëmijëri.
Para disa muajsh, Ruçi solli një dimension tjetër të artit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, përmes punimeve në telajo. Ai kishte piktura të punuara pa penel, por me gishta dhe sigurisht që ato ishin të veçantat e ekspozitës.
Madje artisti i ri ka treguar se edhe karantina e ka frymëzuar së tepërmi. Këtë periudhë të vështirë për popullin shqiptar dhe jo vetëm, ai e solli të pasqyruar me një forcë ngjyrash. As Covid-19 nuk u anashkalua në tablotë e tij.
“Jam përpjekur të sjell sa më shumë pozitivitet në këto momente gri që njerëzit po kalojnë”, ka thënë Amarildo në lidhje me këto piktura..
Gjithashtu në tablotë e tij nuk mungon as dashuria në kohën e pandemisë së koronavirusit.
“Dashuria është mbi gjithçka. Siç dashurojmë në çdo moment edhe në këtë periudhë është e pashmangshme”, janë fjalët e artistit të talentuar.
Amarildo është një piktor atipik, prej 4 vitesh ka flakur penelat, çdo pikturë ai e realizon vetëm me duar dhe thonj, teknikë e cila i jep maksimumin e shprehisë.
E duke qenë kaq i talentuar edhe ambiciet i ka të larta. I riu ka treguar se ëndrra e tij është që të renditet në 30 artistët më të mirë në botë.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
