Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Aktori shqiptar: E vërteta e masakrës së Serbenicës në filmin "Quo Vadis, Aida"

Aktori shqiptar: E vërteta e masakrës së Serbenicës në

Aktori i talentuar shqiptar, Alban Ukaj, ishte sot në një intervistë në skype në "Wake Up". Ai tregoi më shumë për suksesin e filmit "Quo Vadis, Aida" në festivalin e Venecias.

"Unë luaj rolin e përkthyesit Tarik, personazh i cili është akoma gjallë dhe kam patur fatin ta takoj e ta kem mik. Ai arriti të shpëtojë nga masakra e Srebrenicës duke u larguar me forcat e kampit holandez”, tregon Albani për rolin e  tij.

Aktori shton se me regjisoren Sabina Cudic njihet që prej 20-vitesh dhe e patën të lehtë të bashkëpunonin. Më herët asnjë nga regjisorët boshnjakë nuk kanë pasur guxim të depërtojnë në atë ngjarje dhe ta bëjnë film.

I gjithë ekipi kanë rreth 8 vite që punojnë për këtë film dhe verën e kaluar përfunduan xhirimet. "Fajin kryesor kemi ne artistët që nuk kemi punuar për ta bërë të njohur ngjarjen e Srebrenicës për gjeneratat e reja dhe së dyti fajin e kanë bashkësitë ndërkombëtare që e kanë kaluar në heshtje”, shprehet Albani.

Ai na tregoi se akoma nuk e ka parë filmin për shkak të situatës së pandemisë dhe po pret që të shfaqet në kinema. Aktori 40-vjeçar sapo është kthyer nga Mali i Zi ku ka xhiruar për një projekt të ri të quajtur "Fytyra" që flet për ngjarje të Luftës së Dytë Botërore. Me humor ai na tregoi se edhe mustaqet janë pjesë e rolit të ardhshëm në Beograd.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore