Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Aktori i famshëm bën thirrjen e fortë: Nëse Zelensky nuk është i ftuar të bojkotohet ndarja e çmimeve Oscar

Aktori i famshëm bën thirrjen e fortë: Nëse Zelensky nuk

Aktori i famshëm amerikan, Sean Penn, ka bërë një thirrje mjaft të fortë pak para mbajtjes së Çmimeve Oscar. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të bojkotojnë eventin e rëndësishëm nëse presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensku, nuk do të jetë i ftuar.

Sean Penn ka dhënë një intervistë për CNN, një ditë përpara premierës së çmimeve të Hollywood-it.

“Nëse ndodh që Zelensky ndalohet , unë do të inkurajoj të gjithë të bojkotojnë Oscar, megjithëse mund të jetë momenti i tyre, dhe e kuptoj që është sepse duan  të festojnë suksesin e filmave të tyre, por  është më e rëndësishme për të protestuar dhe për të bojkotuar çmimet Oscar. Unë lutem që të mos ndodhë kështu. Unë lutem që të mos ketë njerëz arrogantë, të cilët e konsiderojnë veten përfaqësues të së mirës më të madhe në industrinë time, që kanë vendosur të mos e ftojnë presidentin”, deklaroi ai gjatë intervistës.

Aktori ndodhet në kryeqytetin ukrainas për të xhiruar një dokumentar kur filloi pushtimi rus, ka nënshkruar një marrëveshje që fondacioni i tij të sigurojë arsim dhe strehim për refugjatët në Poloni.

Nga ana tjetër, bashkëprezantuesja e Oscars, Amy Schumer, tha në fillim të kësaj jave se ajo kishte propozuar që të ftohej Zelensky të shfaqej me video, por nuk ishte e qartë nëse organizatorët kishin rënë dakord.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore