Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

50 vjet në ekran dhe 130 filma/ Vdes në moshën 95-vjeçare aktori amerikan, Henry Silva

50 vjet në ekran dhe 130 filma/ Vdes në moshën 95-vjeçare

Aktori amerikan Henry Silva ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare të mërkurën në Los Angeles. Aktori, i lindur në New York, thuhet se vdiq për shkaqe natyrale në Woodland Hills.

Ylli i Hollywoodit kaloi më shumë se 50 vjet në ekran dhe grumbulloi 130 tituj filmash duke përfshirë: “Johnny Cool”, “Ocean’s Elevan”, dhe “The Manchurian Candidate”.

Henry shpesh luante personazhe gangsterësh dhe kriminelë, me ndoshta rolin e tij më të madh si Johnny Cool.

Ndërsa ai gjithashtu u shfaq në shfaqje të tilla si “Hawaii Five-O and Mission: Impossible”.

Ai u martua tre herë gjatë gjithë jetës së tij dhe ka lënë pas djemtë: Scott dhe Michael.

Reagimet rreth artistit të famshëm kanë qenë të shumta, me admiruesit e tij që bënë dedikime të shumta përmes rrjeteve sociale.

“Një nga aktorët më të gjithanshëm në film dhe televizion”, ka shkruar një nga fansat e Silvas në Twitter.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore