Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

Kanë kaluar 20 vjet nga ndarja e regjisorit dhe aktorit të njohur shqiptar, Petrit Llanaj, autorit të dhjetëra filmave, i cili konsiderohet si gjeniu i filmit artistik shqiptar.

Llanaj famën e arriti me filmat e tij të suksesshëm si; “Njësiti gueril”, “Dëshmorët e monumenteve”, “Fijet që priten”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur, ku dhe ka interpretuar në rolin kryesor. 

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

Ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenj shqiptar si; Demir Hyskja, Roza Anagnosti, Fitim Makashi, Sandër Prosi, Ferdinand Radi, Reshat Arbana, Kadri Roshi, Timo Flloko, etj. Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka bashkëpunuar me regjisorë të huaj. Llanaj gjithmonë do të kujtohet nga miqtë e tij, jo vetëm si një regjisor e aktor i suksesshëm, por edhe si njeriu me botë të madhe, që nuk reshti asnjëherë së ndihmuari njerëzit në nevojë.

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

Në filmat e tij gjithmonë është paraqitur energjik, i fuqishëm, i gjallë, si dhe ka ditur gjithmonë ti transmetojë emocion për publikun. Ai njihej gjithashtu për forcën interpretative dhe për atë krijuese. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor. Është regjisor i filmave dhe dokumentarëve; “Një udhëtim i vështirë”, “Përsëri pranverë”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Troku”, etj. Ai lindi në Vlorë, në një familje me tradita të larta patriotike, morale e shoqërore.

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

Firmën e Petrit Llanajt, si aktor dhe si regjisor e mbajnë shumë filma të tjerë artistikë. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Regjisori dhe aktori Petrit Llanaj ndërroi jetë në 3 nëntor të vitit 2000. 

Kujtimi për të do të jetë shumë i madh dhe i paharrueshëm!

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

20 vjet pa aktorin dhe regjisorin e njohur shqiptar, Petrit Llanaj (FOTO)

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore