Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids' në Gjermani: I kam pasur sytë mbyllur deri në fund! (FOTO)

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'

15-vjeçari shqiptar Sefidin Xhemaj, i lindur dhe rritur në Austri, ka shkëlqyer në ‘The Voice Kids' në Gjermani.

Ai ishte pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar zemrat e shumë personave, të cilët shpresonin që ai të fitonte.

Sefidini ishte i ftuar sot në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku tha se gjatë gjithë këngës ishte me sytë mbyllur, në mënyrë që të përqendrohej te zëri dhe emocionet.

“Sytë e mbyllur i kam pasur deri në fund. Kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”, rrëfeu 15-vjeçari.

Ndërsa, nëna e djalit, Mirnete Xhemaj u shpreh: “Kemi qenë shumë të emocionuar dhe shumë krenarë të shihnim djalin tonë në një skenë aq të madhe”.

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore