Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Nudo në shfaqjen “Bosh”, Josif Sina: Nuk ka qenë vulgare, u zhvesh pasi do të... (FOTO)

Nudo në shfaqjen “Bosh”, Josif Sina: Nuk ka qenë vulgare,

Josif Sina është protagonisti i shfaqjes “Bosh” që po komentohet shumë së fundmi në Tiranë, pasi ka nuditet.

Sina është modeli i mashkullit ndryshe në këtë shfaqje të pazakontë. Me me filozofinë dhe botën e tij shpirtërore ka vendosur të sfidojë mentalitetin, duke bërë një thirrje të fortë artistike për të reflektuar së bashku e për të humbur ndjeshmërinë e të qenit njeri prej gjaku e shpirti.

Nudo në shfaqjen “Bosh”, Josif Sina: Nuk ka qenë vulgare,

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se edhe nëse nudizmi nuk do të ishte pjesë e shfaqjes, sërish “Bosh” do të ndiqej pasi është shkruar me një mjeshtri të madhe dhe trajton problematiket e të rinjve.

“Shfaqja ka problematika që na shqetësojnë ne të rinjve, apo më saktë gjërat që na mungojnë ne artistëve në Shqipëri. Si për shembull kushtet dhe financat. Për “Bosh” kemi financuar vetë pa marrë asnjë lek”, tha ai.

Nudo në shfaqjen “Bosh”, Josif Sina: Nuk ka qenë vulgare,

Ndërsa duke folur për nudizmin, Josif shprehet se nuk ka ndonjë gjë shumë të thellë. Sipas tij, është thjesht një personazh në dhomën e tij të psikiatrisë, të cilit i duhej që të zhvishej pasi do lahej.

“Për publikun që ka parë shfaqjen, nudizmi nuk është ndonjë problematikë, pasi nuk kishte ndonjë qëllim të gabuar. Edhe pse ishte nudo, nga ana e realizimit nuk ka qenë aspak vulgare. Publiku na ndoqi për mesazhin e dramës dhe jo për nudizmin”, tha Sina.

Nudo në shfaqjen “Bosh”, Josif Sina: Nuk ka qenë vulgare,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore