Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Drogë, divorce dhe rock/ Metallica pritet të nxjerrë albumin më të madh që ka parë bota

Drogë, divorce dhe rock/ Metallica pritet të nxjerrë albumin

Në fund të viteve ’80, dukej e sigurt që Metallica do të ishte banda më e madhe e rrokut në botë. Albumi i tyre i vitit 1988 “And Justice for All”, ka qenë në US Charts për 1 vit e gjysëm. Video e tyre e parë muzikore, jepej në çdo television të SHBA. Dhe turi “Damaged Justice” u bë në anembanë SHBA-në dhe Europën.

Ata shfrytëzuan momentin e tyre me të ashtuquajturin “Albumi i Zi”, i lançuar si sot 30 vite më parë, asnjë album tjetër rroku nuk ka pasur të njëjtin impact. Kaloi çdo parametër. Qëndroi në krye të US Chart Albums për 622 javë. Kënga “Nothing Else Matters” kaloi 1 miliard shikime në Youtube muajin e kaluar.

Grupi po përkujton 30-vjetorin e regjistrimit duke publikuar një album me 52 këngë të quajtur “Metallica Blacklist” me yje po aq të mëdhenj sa Miley Cyrus, Elton John, Phoebe Bridgers dhe Biffy Clyro dhanë vlerësimet e tyre për këngët e albumit.

“30 vite nga Albumi i Zi, është një ngjarje goxha e madhe,” thotë këngëtari, kitaristi dhe bashkëthemeluesi i Metallica, James Hertfeld. “Ne jemi perfeksionistë. Mendojmë gjithmonë jashtë kornizave dhe përpiqemi të jemi të parët gjithnjë,” thotë ai.

Besnikë ndaj asaj fryme, Metallica përcaktoi një nën-zhanër të ri të “trash metal”, me albumbin e tyre debutues të vitit 1983 “Kill’Em All”. Vazhdimi i vitit të ardhshëm, Ride the Lightning, prezantoi në mënyrë të diskutueshme kitarat akustike dhe solo me bas. Albumi tjetër “Justice” ishte gjithashtu një provë edhe më e guximshme e kufijve të rock-ut.

Për Hetfield dhe Kirk Hammett, kitaristin kryesor të Metallica, qëllimi i parë kur shkruajtën “Black Album” ishte të qëndronte sa më larg teknikës së përdorur në albumin “Justice”. “Për Lars Ulrich, bateristin, shpikja u ndërthur në mënyrë perfekte me misionin e tij për të pushtuar sa më shumë veshë dëgjuesish të ishte e mundur. Muzika e Metallica dëgjohej gjithandej.

“Ne e zbuluam kokainën vite më parë, por e sollëm atë në lartësi të reja në turnet tona,” thotë Hammet. “Ne kishim përgjegjësi në punën tonë, mënyra se si punonim, nga 15 orë në ditë. Nuk kishte kohë për të tilla gjëra,” tha Ulrich.

Deri në fund të verës 1990, 6 këngë të reja u përfunduan dhe Hertfield dhe Urich u takuan në bodrumin e bateristit për të regjistruar demo. Disa perla që bota donte të dëgjonte dolën nga aty.

Drogë, divorce dhe rock/ Metallica pritet të nxjerrë albumin

Kënga “Papa Het” më shumë se një dalje jashtë karakterit të tij, ishte një letër dashurie drejtuar të dashurës së tij të atëhershme. E ndërkohë dhe koncertin e hapi ndërsa ishte në telefon me të. Sot, dekada pas ndarjes së çiftit, “Nothing Else Matters” është bërë një refren për marrëdhëniet në distancë. Hammett, Ulrich dhe Nested, të tre u divorcuan, Kitaristi dhe bateristi u martuan secili në vitin 1987, para se të ndaheshin nga gratë e tyre pas turneut të “Damaged Justice”. Basisti u martua në vitin 1989, dhe u nda vetëm pas disa muajsh.

“Nuk po them që faji në ndarje ka qenë vetëm i imi por ndikoi shumë distanca e 12 javëve në turnetë e organizuar në Europë,” thotë Hammett.

Megjithatë muzika e Metallica vazhdon. “Ne vazhdojmë të jemi eksplorues,” thotë Hertfield. “Një projekt si Blacklist është provë e kësaj. Keni për ta parë”. Albumia “Metallica Blacklist” pritet të dalë më 10 shtator.Pergatiti Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore