Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Tre elementët e rinj të deklaratës bombë të Yuri Kim për sulmet ndaj SPAK

Tre elementët e rinj të deklaratës bombë të Yuri Kim

Ka qenë më e qarta dhe më e prera se asnjëherë tjetër deklarata e sotme e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Duke komentuar zhvillimet politike pas disa hetimeve të nisur nga SPAK, ku protagonist ka qenë edhe një botues i njohur, ambasadorja tha qartë: "Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t'i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur - asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”.

Kjo deklaratë ka tre elementë: e para dhe më e rëndësishme, çdo fushatë që do të bëhet në të ardhmen për të sulmuar SPAK apo hetimet ndaj VIP-ave apo personazhet e njohur, nuk do t’i kushtohet rëndësi.

Siç thotë edhe ambasadorja “kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur”.

Elementi i dytë: Bëhet fjalë për “fushata të shtrenjta”, pra që po paguhen shumë para për të mbrojtur “kriminelët e njohur”.

Elementi i tretë: “Ne mbështesim fuqimisht SPAK e ASP”. Por ka edhe një element shtesë këtu, që deklarata e Yuri Kim është jo thjeshtë për rastin e ditëve të fundit, por për rastet e ditëve të ardhshme që duket do të jenë tronditëse.

Nëse shikohet me vëmendje, ka pasur dy qëndrime: një të ambasadës zyrtarisht, por edhe të ambasadores me emër e mbiemër. Pra zonja Kim ka sfiduar ata, sulmuesit e diplomatëve të SHBA që për disa vite nuk lanë gjë pa thënë për Donald Lu-në, të përsërisin atë retorikë edhe për të. Ka shumë gjasë, që ambasadorja kërkon t’i sfidojë e t’i ofrojë në betejë kush janë, ta dijë kush i mbështet dhe financon me “fushatë të shtrenjtë”. E pastaj normalisht të japë jo thjesht një opinion, por edhe një qëndrim zyrtar. Një strategji perfekte; e hapur, direkte; SHBA mbështet SPAK, kush sulmon për çështjet e rëndësishme të presin gjyqin.

Fundja a nuk u bë kështu edhe për Saimir Tahirin? Nuk ka dy standarde...

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore