Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Titulli për Surroin; gabim që ia hoqën, por a ishte gabim që iu dha?!

Titulli për Surroin; gabim që ia hoqën, por a ishte gabim që

Ka shpërthyer një seri reagimesh dhe opinionesh nga më të ndryshmet me kaosin që ka sjellë “çështja Veton Surroi” në Kukës, ku këshilli i këtij qarku i ka hequr titullin “Qytetar Nderi”.

Titull, që e ka marrë në vitin 2012, e ju hoq sot, por Edi Rama e ka cilësuar një “marrëzi kolektive”, duke reaguar publikisht dhe kërkuar prefektit që të mos firmosë këtë vendim të qarkut.

Ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit, duke deklaruar se vendimi është marrë si pasojë e një kërkese të disa familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, të cilët e kanë konsideruar qëndrimin e zotit Surroi kohët e fundit, si denigrues ndaj UÇK-së.

E gjithë kjo ngjarje e zallamahi e ndodhur në një sallë province në Kukës po diskutohet në Tiranë e Prishtinë, duke ushqyer normalisht edhe luftën politike mes palëve, opozita duke e marrë Vetonin tek vetja e pjesa tjetër, duke shprehur habinë për vendimin.

Ndërkohë në komentet që vijnë nga Kosova, kryesisht nga pjesë që dukshëm janë simpatizantë të UÇK-së, vendimi i heqjes së titullit cilësohet i vonuar pasi sipas tyre Vetoni nuk e meritonte medaljen, ngaqë ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.

Të gjitha këto qëndrime, reagime e diskutime emocionale nuk janë veçse në kokë të nxehtë dhe vetëm sipas emocioneve partiake.

Ama, e gjitha kjo çështje do një diskutim logjik. Heqja e titullit që Veton Surroi mori në Kukës në vitin 2015 ishte natyrisht një gabim, pasi nëse dikujt i jepet një çmim, vendimi për ta tërhequr nuk mund të behet si heqja e një kapaku të tenxheres në zjarr.

Megjithatë, pyetja, apo dilema që lind në këtë logjikë, është se përse ju dha Veton Surroit një çmim në qarkun Kukës në vitin 2015.

Zoti Surroi është një intelektual, shkrimtar, publicist dhe botues i njohur në Kosovë. Ka qenë prezent në politikë dikur me partinë “Ora”, por që u shkri pas dështimit të saj në rrafshin elektoral.

Por ende nuk është marrë vesh se përse atij ju dha një çmim “Qytetar Nderi” i qarkut të Kukësit, kur realisht për Kukësin nuk se ka një kontribut të njohur e të shquar, përveçse ka paguar prej 20 vjetësh një korespondent nga Kukësi të gazetës së tij “Koha Ditore”.

I ndjeri Adem Demaçi, mori dikur titullin në Sarandë, pasi ai la Prishtinën dhe u bë qytetar i qytetit jugor shqiptar me letra e me dokumente, duke u vendosur pikërisht pranë Jonit për të shkruar veprën e tij të mbetur të jetës.

Kurse Zoti Surroi as ka jetuar asnjëherë në Kukës, pasi edhe shtëpinë e tij verore ai e ka në Qerret, ku shpesh në rrjetet sociale ndan momente të ndryshme të jetës.

Kjo zallamahi e ndodhur sot tregon mos seriozitetin e shtetit e institucioneve me një akt serioz siç janë medaljet e çmimet nderuese. Ato jepen për qoka e për të kaluar radhën, ashtu si kafet e birrat në një lokal, sipas senseve të momentit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore