Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Thirrja për njohjen e pavarësisë/ Kosova, test për moralin e karakterit të Izraelit

Thirrja për njohjen e pavarësisë/ Kosova, test për moralin e

Gazeta më e lexuar në gjuhën angleze në Izrael, “The Jerusalem Post”, ka botuar sot artikullin “Kosova është test për karakterin e moralit të Izraelit”.

Në këtë artikull i bëhet thirrje Izraelit që ta njoh Kosovën shtet.

Artikulli është shkruar nga Alush Gashi, këshilltar politik i kryeministrit Avdullah Hoti, si dhe David L. Phillips, udhëheqës i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave, i cili prej tre dekadash po ashtu është mbështetës i Kosovës. Përpos pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit, Phillips ka qenë udhëheqës i Fondacionit të“Elie Wiesel”.

Elie Wiesel, i mbijetuar i Holokaustit dhe fitues i cëmimit Nobel, vizitoi dy herë presidentin Bill Klinton në mbështetje të vazhdimit të bombardimeve. Phillips së bashku me z. Wiesel vizituan po ashtu kampet e refugjatëve kosovarë në Maqedoni.

“Ashtu siç Izraeli që lindi nga hiri i Holokaustit, Kosova ka lindur nga vuajtjet e mëdha. Vendosja e marrëdhënieve më Kosovën do të afirmonte karakterin moral të Izraelit”, thuhet në këtë artikull. Më poshtë artikulli plotë.

KOSOVA ËSHTË TEST PËR MORALIN E KARAKTERIT TË IZRAELIT

Hebrenjtë dhe shqiptarët ndajnë fatin e vuajtjeve dhe persekutimeve. Prijësit shqiptar duke vizituar përkujtimorenne Yad Vashem dhe lutur para flakës së përjetshme kanë shprehur nderimet ndaj hebrenjve të cilët janë vrarë gjatë Holokaustit. Izraeli duhet nderuar viktimat e spastrimit etnik në Kosovë duke njohur pavarësinë dhe lidhurmarrëdhënie diplomatike.

Në vitet 1990 mbi 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe afro një milioni uzhvendosën si rezultat i agresionit serb. Goditja e shqiptarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, sipas Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Parandalim dhe Dënim të Krimit Gjenocid, i plotëson kriteret e definicionit për gjenocid. Konventa është miratuar unanimisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në vitin 1948, për të parandaluar që mos t’iu ndodhi tjerëve që i ndodhi hebrenjëve të Evropës.

Kosova mund të mos ekzistonte sikur komuniteti hebraik anë e kënd botës të mos luanterolin kyç në kundërshtim të Serbisë në planete tyre barbare të deportimit të popullatës shqiptare më qellim të ndërrimit të përbërjes demografike të Kosovës. Lutjet e EliWiesel dhe prijësvetjerë hebrenjë shpien te intervenimi i NATO-s në vitin 1999, duke parandaluar eskalimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, çliruan Kosovën nga tirania serbe, dhe vendosën Kosovën në rrugë të pavarësisë.

Pas gati një dekade të qeverisur nga OKB-ja Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Legalitetin e këtij vendimi u fuqizua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Deri më sot, 111 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë lidhur marrëdhëniediplomatike, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 24 shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, vërehet mungesa e Izraelit në listëne vendeve që e kanë njohur Kosovën. Njohja e Kosovës nga Izraeli do të afirmonte përkushtimin për drejtësi dhe etikë në marrëdhënie ndërkombëtare. Njohja do të kishte dobi praktike, duke fuqizuar ndërtimin e paqes dhe pajtueshmërisë në Kosovë,shtetin më të ri në Evrope që ende vazhdon përpjekjet për tu shëruar nga agresioni i Serbisë.

Në vitet 1990, Qeveria e Serbisë dërgoi në Kosovë forca ushtarake, policore, dhe paramilitare. Mbylli institucionet demokratike vetë-qeverisëse. Protestuesit paqësore për demokraci janë rrahur, burgosur, dhe vrarë. Serbia ndaloi mediumet dhe arsimin në gjuhë shqipe. Dëboi nga puna mjekët dhe mësuesit. Fshatrat i kallën flakë. Ekzekutuan pleq, gra, dhe fëmijë.

Trashëgimiae Serbisë në Kosovë është gjetur në varreza masive si dhe në shumë tregime individuale të vuajtjeve. Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve sipas modelit tëTribunalit të Nurembergut, gjykoi zyrtaret serb për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Megjithatë,ato gjykime nuk janë të mjaftueshme. Sepse afro 1700 Shqiptarë të Kosovës ende janë të zhdukur. Kështu që nuk mund të këtë pajtim për familjet e të zhdukurve deri sa Serbia të zbuloi fatin e tyre dhe sjellë mbetjet mortore të tëdashureve të tyre.

Në vend pendimi, Serbia në mënyrë cinike ka shpallur fushatën e dekurajimit të vendeve që të njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, duke punuar me Rusinëbëjnë presion ndaj vendeve që e kanë njohur Kosovën që ta“ç’njohin” atë. Vlenë tëtheksohet së Qeveria e Serbisë e ka mirëpritur “Ambasadën e Shtetit te Palestinës” ne Beograd.

Serbia mendon së më obstruksion mund ta detyrojë Kosovën të kthehet. Ky fiksion duhet zhdukur; Serbia në mënyrë të pakthyeshme e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve të shkaktuar nga SllobodanMillosheviqi. Kosova ndoshta është shtet i vogël me vështirësi, por kurrë nuk do t’i bashkohet Serbisë. Për shqiptarët e Kosovës, sugjerimi që të bashkohen me Serbiështë i njëjtë sikur t’u kërkohethebrenjve që shpëtuan nga Holokausti që të pajtohen të jetojnënën pushtetin Nazist.

Për befasinë tonë fushata dhe presioni i Serbisë ka dekurajuar shumë shtete për normalizim të marrëdhënieve më Kosovën. Ka krijuar frikën se njohja e Kosovës mund të vendosë precedent për situata tjera, duke përfshirë edh Palestinën dhe ndarjen e saj nga Izraeli.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se rasti i Kosovësështë “ suigeneris”, nocin ligjor që do të thotë unik. Njohja jo vetëm që nuk do të ishtembështetje ndërkombëtare për Palestinë, apo që mund të dukët si mbështetje për ndarje legale të regjionit Bask nga Spanja ose të turqvenga Qipro.

Njohja është shumë më tepër se sa simbolike. Do të kishte edhe dobi praktike, nxitjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në lehtësimin e BE-së. Njohja e Kosovës nga Izraeli është me rëndësi për stabilitetin e Evropës Juglindore dhe pajtiminndërmjetKosovës dhe Serbisë.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do t’i fuqizonte kredencialet e Izraelit si ithtar i drejtësisë. Do të ngriste autoritetin moral, duke bërë deklaratë të fuqishme për solidaritetin me viktima tënjë populli të shtypur.Thënia “KURRË MË”nuk duhet të trivializohet.

Ashtu siç Izraeli që lindi nga hiri i Holokaustit, Kosova ka lindur nga vuajtjet e mëdha. Vendosja e marrëdhënieve më Kosovën do të afirmonte karakterin moral të Izraelit.

(Alush Gashi, këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës. Ka shërbyer Ministër i Shëndetësisë dhe anëtar i Kuvendit të Kosovës. David Phillips, udhëheq Programin e Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave. Ka shërbyer si Drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Humanitet Elie Wisel)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore