Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Të ndalim pandeminë e përfitimit

Të ndalim pandeminë e përfitimit

ANDRÉS CONSTANTIN - Prej rreth dy vitesh frazat “të ulim kurbën”, “gjurmim kontakti” dhe “distancë sociale” dhe shumë të tjera të lidhura me pandeminë e Covid-19 kanë hyrë në leksikun tonë të përditshëm. Kudo njerëzit nisën të mësojnë më shumë nga sa kishin menduar ndonjëherë se do të mësonin për epidemiologjinë, virologjinë, imunologjinë 

Sërish, pavarësisht rritjes së vëmendjes për shëndetin publik, pak njerëz flasin sot për shkakun më të madh të vdekjeve në botë dhe kjo nuk është rastësi.

Sëmundjet e patransmetueshme, sidomos ato të zemrës, ishemitë, kanceri dhe diabeti shkaktojnë mbi 40 milionë të vdekur në vit, mbingarkojnë sistemet shëndetësore dhe pasoja domethënëse sociale dhe ekonomike. Por, këto nuk tërheqin të njëjtën vëmendje si sëmundjet infektuese, si Covid-19, edhe pse në një masë të madhe janë të parandalueshme.

Dihet prej kohësh që duhanpirja, alkooli dhe dietat e pasura me yndyrë, sodium dhe sheqer rrisin mundësitë e këtyre sëmundjeve. Por, pavarësisht një progresi të vogël vitet e fundit, sidomos në reduktimin e duhanpirjes, këta faktorë risku nuk tërheqin vëmendjen që meritojnë në mbarë botën. Kjo është pjesërisht për shkak se kompanitë që prodhojnë, promovojnë dhe shesin këto produkte luajnë një rol të madh në mënyrën se si publiku i sheh sëmundjet e patransmetueshme.

Kompanitë e prodhimit dhe tregtimit të duhanit, alkoolit dhe ushqimeve kanë një historik të pasur të reduktimit të efekteve negative të produkteve të tyre në shëndetin publik dhe shpërthimin e Covid-19 e kanë devijuar edhe më tej vëmendjen e publikut.

Një studim i kryer në 18 vende nga marsi në korrik të 2020 mblodhi të dhëna për 280 mënyra se si kompani prodhuese të ushqimeve që dihen si të pashëndetshme shfrytëzuan dobësinë e sistemit shëndetësor dhe emergjencën e shkaktuar nga Covid për të shtuar shitjet e tyre. Në Brazil, kompanitë dhuruan produkte për të varfërit si formë bamirësie, në Afrikë po ashtu, ndërsa në Kolumbi shkuan deri atje sa të promovonin një kos frutash me përmbajtje shumë të lartë sheqeri të dëmshëm si thelbësor në forcimin e imunitetit dhe përballimin e Covid.

Ngjashmërisht, sipas një raporti tjetër, edhe kompanitë e prodhimit të duhanit e përdorën pandeminë për marketing për produktet e tyre përmes fushatave të bamirësisë. Ironike ishte rasti kur një prej kompanive më të mëdha të prodhimit dhe shitjeve të cigareve dhuroi për spitalet në Greqi dhe Ukrainë ventilatorë.

Ky është rasti kur kjo duhej parë si provokim nga ana e kontribuesve më të mëdhenj të sëmundjeve të patransmetueshme. Por jo, i gjithë ky aktivitet promovues i reklamues i tyre kaloi pa u vënë re.

Është e vërtetë që në disa rastet korporatat kanë ndërhyrë duke dhënë të mira dhe shërbime që qeveritë kanë dështuar t’i ofrojnë. Por, paaftësia e shtetit për t’u ofruar qytetarëve të vet këto shërbime e të mimra nuk duhet të shërbejë si leje për korporatat që të fshehin dëmin që ato shkaktojnë.

Kur këto kompani të mëdha të prodhimit të duhanit, pijeve dhe ushqimeve të dëmshme për shëndetin influencojnë qeveritë me donacione mjekësore, përpjekjet e qeverive për të luftuar sëmundjet e patransmetueshme bëhen qesharake.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dokumentoi së fundmi se për t’u përballur me sëmundjet e patransmetueshme, sidomos në vendet e varfra dhe ato në zhvillim duhet me patjetër që qeveritë të rregullojnë ndikimin e prodhuesve të mëdhenj të produkteve të dëmshme në qeverisjen e tyre. Sipas një raporti të OBSh-së, shumë vende të varfra dhe të zhvilluara janë nën dhundrën e korporatave dhe kompanive të fuqishme që diktojnë edhe politikat shëndetësore.

Mes taktikave të përdorura nga këto kompani gjatë pandemisë ka qenë edhe promovimi dhe marketingu përmes donacioneve, që shtrembërojnë atë që quhet si “përgjegjësi sociale” dhe u mundëson atyre që të krijojnë një imazh “normal” në publik, në në kohë që nuk janë të tilla.

Kreu i OBSh-së deklaroi së fundmi se nëse cigarja do të ishte një virus, duhanpirja do të konsiderohej pandemi prej kohësh dhe bota do të shfrytëzonte çdo burim për ta ndalur këtë pandemi. Në vend të kësaj, kjo nuk është një pandemi, por një industri miliarda dollarëshe që burojnë nga vdekja e sëmundja e të tjerëve.

Marrë nga Project Syndicate – Përktheu Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore