Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Si përballja midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkojë drejt skenarit më të keq

Si përballja midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkojë

Për një vend që pretendon se nuk dëshiron të shkojë në luftë, qëndrimi i fundit i Rusisë ndaj Ukrainës dukej jashtëzakonisht luftënxitës. Trupat ruse janë mbledhur dhe po ndërtojnë një kamp ushtarak në rajonin jugperëndimor të Voronezh, afër kufirit. Televizori shtetëror rus po përgatit rusët që të përgatiten për një ofensivë ukrainase.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov paralajmëroi kohët e fundit se një luftë e re në Ukrainë do të nënkuptonte shkatërrimin e vetë Ukrainës. Javën e kaluar, Dmitry Kozak, nënkryetari i administratës presidenciale të Rusisë dhe një negociator kryesor për Ukrainën, përsëriti një mesazh nga 2014 se nëse do të ishte e nevojshme, Moska do të ndërhynte për të mbrojtur banorët e Donbas.

Shumica e vëzhguesve thonë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërish pushtim i pashmangshëm, por fakti që qëllimet ruse janë të paqarta është diçka po aq shqetësuese. Ndërtimi në kufi, si dhe Krimeja e aneksuar, i jep Rusisë opsione nëse dëshiron ta përshkallëzojë situatën. Presidenti rus Vladimir Putin padyshim që dëshiron të ruajë një farë pa parashikueshmërie, dhe të zotërosh një kartë të tillë është thelbësore për atë, tani bota po e vështron. Megjithëse një luftë plotësisht "aksidentale", paqëllimtë nuk ka gjasa të ndodhë, ekziston gjithmonë rreziku dhe kjo si rezultat i llogaritjeve të gabuara, ose si rezultat i reagimit të tepruar.

Ndërsa tensionet rriten, masat e ndërtimit të besimit që synojnë të përmbajnë situatën po dështojnë. Ndërhyrjet nga jashtë, negociatat e Minskut të drejtuara nga OSBE-ja kanë ngecur edhe një herë. Masat shtesë të armëpushimit të rëna dakord në korrik 2020, të cilat stabilizuan situatën për disa muaj, po prishen. Rusia kryesisht e ka injoruar një kërkesë për sqarim mbi veprimtarinë e saj ushtarake në kufi, të cilën Ukraina e kishte kërkuar bazuar nën Dokumentin e Vjenës.

Disa në Moskë pretendojnë se Ukraina ka shtuar tensionet duke vendosur një qasje më "armiqësore" ndaj Rusisë gjatë muajve të fundit. Deri më tani, kjo është një ekzagjerim. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka qenë në të vërtetë mjaft i përmbajtur në retorikën e tij mbi Donbas dhe aktivitetin e fundit rus.

Sigurisht, sanksionimi i fundit i oligarkut pro-rus dhe aleatit të Putinit Viktor Medvedchuk dhe bashkëpunëtorit të tij Taras Kozak padyshim ka irrituar Kremlinin, por Moska është treguar relativisht e heshtur në përgjigjen e saj publike. Ukraina ka luajtur me njoftimin e saj për masat e armëpushimit, duke ndryshuar nga gjuha e rënë dakord mbi procesin e Minskut mbi rregullat për t’iu përgjigjur zjarrit, e cila nuk ia ka rritur besimin. (Kiev e korrigjoi veten në fund të fundit.) Duhet të theksohet se Rusia vetë nuk është e panjohur për sjelljet e saj penguese gjithashtu.

Disa tregojnë për dy strategji të miratuara kohët e fundit të Ukrainës si provokatore: strategjia për "de okupimin" dhe ri integrimin e Krimesë  dhe strategjinë ushtarake të miratuar së fundmi. Të dy e përcaktojnë  shprehimisht Rusinë si një kërcënim.

Pavarësisht drejtimit të një fushate elektorale pro paqes, Zelensky kurrë nuk ka qenë i qetë për nevojën e Rusisë t’ia kthejë Ukrainës, Krimenë, ose për kërcënimin që Rusia paraqet për integritetin territorial të Ukrainës. Strategjia e tij për Krimesë përqendrohet më shumë në të drejtat e njeriut dhe çështjet e drejtësisë, ndërsa për strategjinë ushtarake i kushtohet më shumë kohë, duke përshkruar reformën e lidhur me aspiratat e anëtarësimit në NATO.

Megjithëse anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një vijë e kuqe absolute për Rusinë, aspiratat e tilla ukrainase nuk përbëjnë asgjë të re dhe kështu nuk janë befasuese - dokumentet vështirë të thuhen se janë një thirrje për luftë. Megjithatë, askush nuk mund të prezumojë se si Moska mund t'i interpretojë gjërat.

Ka pasur zhgënjim edhe në Moskë që Zelensky nuk ka zbatuar thjesht Marrëveshjet e Minskut. Ato kërkojnë që Ukraina t'u japë të ashtuquajturve "republika" të mbështetura nga Rusia, të drejta të veçanta administrative, ndërsa i riintegron brenda Ukrainës. Kjo do të lejonte që Rusia, në teori, të ketë ndikim të përhershëm dhe të rëndësishëm në vend përmes të ashtuquajturave “republika”, por me Ukrainën që paguan për to në vend të Rusisë.

Mungesa e qartësisë mbi qëllimin dhe planin e lojës së Rusisë, e përzier me retorikën që të kujton 2014, do të thotë se tensionet po rriten. Kjo është kur mund të bëhen gabim llogaritjet.

Ekziston një vijë e hollë midis parandalimit dhe asaj që interpretohet si shkak për të nisur luftë. Të gjithë po shikojnë se çfarë mund të bëjë Rusia, pa një plan të madh se çfarë përgjigje do të kishte nëse do të kemi një përshkallëzim të ndjeshëm. Kjo gjithashtu e rrit më shumë të paparashikueshmen. Megjithëse është e paqartë se çfarë do të fitonte Moska nga përshkallëzimi i vërtetë në Donbas, është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë që Kremlini ka interesat e veta dhe perceptimin e kërcënimit - dhe çdo skenar duhet të merret në konsideratë, madje edhe ato që mund të mos duken si të mundshme./ Politico/ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore