Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Si Kina po dominon axhendën e samitit G7

Si Kina po dominon axhendën e samitit G7

Kina mund të mos jetë një pjesë e Grupit të Shtatë, klubi joformal i përbërë nga demokracitë më të mëdha dhe më të pasura në botë, por prania e saj ka të ngjarë të shfaqet gjatë samitit të parë ballë për ballë të grupit në gati dy vjet.

Kina dhe sfidat ideologjike të paraqitura nga ngritja e saj, do të jenë ndër temat më të ngutshme me të cilat përballen udhëheqësit e G7 kur ata mblidhen në Angli të Premten.

Në udhëtimin e tij të parë jashtw vendit, si President i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pritet të përpiqet të bindë aleatët të bashkohen me Uashingtonin në marrjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj Pekinit mbi veprimet e tij në Xinjiang, Hong Kong dhe Detin e Kinës Jugore midis zonave të tjera.

Duke prezantuar udhëtimin e tij javën e kaluar, Biden shkroi në Washington Post se "Shtetet e Bashkuara duhet ta drejtojnë botën nga një pozitë e fuqisë", përfshirë edhe përballjen me "aktivitetet e dëmshme të qeverive të Kinës dhe Rusisë".

Në disa zona, ka shenja që një front i bashkuar tashmë po formohet. Në një deklaratë të përbashkët të enjten, Biden dhe homologu i tij britanik Boris Johnson u zotuan të mbështesin një hetim të mëtejshëm mbi origjinën e Covid-19, përfshirë në Kinë.

Mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar dhe ndoshta anëtarët e tjerë të G7 do t'i shtojnë peshë presionit të Biden për një rishikim mbi origjinën e virusit, duke përfshirë shqyrtimin e ri të teorisë së rrjedhjeve të laboratorit. Pekini hodhi poshtë thirrjen e Biden muajin e kaluar, duke akuzuar Uashingtonin për "manipulim politik për të hedhur fajin".

Samiti gjithashtu pritet të shohë fillimin e një alternative të gjelbër (mjedisore) të shtyrë fillimisht nga Biden për të rivalizuar Nismën e Mëndafshtë dhe Rrugëve të Kinës, me një qëllim për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në vendet në zhvillim.

Disa vende mysafire janë ftuar gjithashtu të bashkohen në samit, duke përfshirë Australinë, e cila do të përdorë rastin për të kërkuar mbështetje në mosmarrëveshjet e saj tregtare me Kinën. Të Mërkurën, Kryeministri Australian Scott Morrison bëri thirrje që kombet e G7 të mbështesin reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë për të adresuar përdorimin në rritje të "detyrimit ekonomik".

Aleanca në formim ka të ngjarë të kundërshtojë më tej Pekinin. Të enjten, Ministria e Jashtme kineze goditi planin e Biden për të mbledhur aleatë ndaj Kinës, duke e akuzuar atë për "konfrontim të zjarrtë".

"Bashkimi, ndjekja e politikës së bllokut dhe formimi i klikave të vogla janë jo popullore dhe të destinuara të dështojnë. Shpresojmë që vendet përkatëse të heqin dorë nga paragjykimi ideologjik dhe të shikojnë Kinën në një dritë objektive dhe racionale," tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

Por në të njëjtën kohë, ka gjithashtu një pikëpamje në rritje në Kinë se G7 është një mbetje e së kaluarës dhe ndikimi i saj - së bashku me atë të kombeve të saj pjesëmarrëse - është në rënie. Ky opinion, i cili është promovuar me forcë nga media shtetërore kineze, është mbështetur nga rimëkëmbja e dukshme ekonomike pas-pandemike e Kinës.

As fakti që G7 reagon ndaj Kinës, sesa Kina që reagon ndaj G7, nuk i ka shpwtuar vëzhguesve në Pekin.
"Ndikimi dhe fuqia e G7 nuk ia vlen më të pritet. Arsyeja themelore është se qendra e gravitetit ekonomik dhe politik në botë është zhvendosur drejt lindjes," tha një botim i botuar të enjten në qeverisjen shtetërore Global Times duke pohuar Kinën tani po përcakton axhendën globale.

Dhe ndërsa kombet e G7 mund të zhvendosen drejt diçkaje që i afrohet një fronti të bashkuar në zona të caktuara, mbetet për t'u parë nëse vendet do të jenë të gatshme të rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe me Pekinin.

Vëzhguesit kinezë të cituar nga Global Times duken të bindur se "divergjencat thelbësore" të vendeve të G7 se si të merren me Kinën do t'i "pengojë ata të bëjnë ndonjë lëvizje thelbësore".
Në të vërtetë, ndërsa bota fillon të rimëkëmbet nga pandemia, shumë vende perëndimore qëndrojnë të varura si kurrë më parë në tregun dhe investimet kineze.

Nga ana tjetër, Pekini nuk ngurron të përdorë këtë mbështetje. Një ditë para fillimit të samitit të G7, Kina miratoi një ligj për të kundërshtuar sanksionet e huaja, një gjest simbolik për vendet perëndimore që masat e tyre kundër - qofshin ato mbi çështjet e Hong Kongut, Xinjiang, tregtisë ose teknologjisë - do të shihet si një hakmarrje e fortë./ CNN

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore