Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Si duhen lexuar dy mesazhet e prera të ndërkombëtarëve për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën

Si duhen lexuar dy mesazhet e prera të ndërkombëtarëve

Ka qenë një reagim zinxhir i ndërkombëtarëve pas miratimit  nga ana e Parlamentit të Marrëveshjes së 5 qershorit. Madje në rastin e BE-së, ku reagim ka qenë i nivelit të lartë siç është ai i Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Por parë me kujdes edhe ai i BE-së, që jo më kot nuk ka folur thjesht ambasadori Soreca, por një i djathtë që drejton Komisionin e Zgjerimit, ashtu edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, por edhe OSBE, kanë qenë në një linjë të qartë dhe të prerë.

Ata i kanë kërkuar Edi Ramës se nëse do të bëjë ndonjë ndryshim për rregullat zgjedhore jashtë 5 qershorit, ata duhet t’i bëjë në gjithë përfshirje edhe me PD.

Por nga ana tjetër, si SHBA, BE apo OSBE e bëjnë të qartë se nëse PD do të bojkotojë, ajo nuk është zgjidhje por duhet të shkojë në këshillin politik e të japë variantin e saj.

Mesazhi i dytë i ambasadores Kim, i hedhur pikërisht pas atij të Komisionit Europin për Zgjerimin është i qartë:

“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Është shumë mirë që Këshilli Politik të rikthehet për të konsideruar masa shtesë përtej 6/5. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter. Pra kuptohet qartë: Ramës i thotë që të jetë normë që çdo ndryshim ta bësh me PD, kurse opozitës së Bashës i bën të ditur se nëse kërkon ndryshim ta bëjë vetëm në Këshillin Politik, jo në rrugë.

I njëjtë është edhe BE: “U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit.

Pra është e qartë: Ramës nuk i lejohet të miratojë siç ka thënë ndryshimet e Kushtetutës sipas dëshirës së PS-së e opozitës parlamentare, por edhe PD-së e aleatëve i bën të ditur se nëse kërkon ndryshime, të kontribuojë në Këshill, e jo me bojkot.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore