Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Si Donald Trump po i shtyn amerikanët të heqin dorë nga shtetësia e tyre

Si Donald Trump po i shtyn amerikanët të heqin dorë nga

Ai mund të mos e ketë ndërtuar "murin e tij të bukur", por Donald Trump është duke bërë një punë part time t'i mbajtur njerëzit, përfshirë qytetarët e tij, jashtë SHBA. Ka një numër rekord të njerëzve që po heqin dorë nga shtetësia e tyre në SHBA, sipas analizave të kryera nga një kompani kontabiliteti në New York.

Më shumë se 5.800 amerikanë hoqën dorë nga shtetësia në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, raporton Bambridge Açountants, një rritje prej 1,210% në gjashtë muaj krahasuar me periudhën deri në dhjetor 2019.

Kërkesat globale të SHBA për raportimin e taksave janë një arsye kryesore pse shumë njerëz vendosin të mos paguajnë tarifën prej 2350 dollarë,  të nevojshme për të shkurtuar afatet e marrjes së shtetësisë.

Boris Johnson, për shembull, hoqi dorë nga shtetësia amerikane në vitin 2016 pasi u ankua për kërkesat "absolutisht të egra" të zyrës së të taksave të SHBA. Sidoqoftë, duket se Trump po ndikon edhe në drojen e një numre në rritje të emigrantëve.

"Ajo që ne kemi parë është se njerëzit janë ndikuar mbi të gjitha në mënyrën sesi si po trajtohet pandemia e koronavirusit në SHBA. për momentin," shpjegoi një partner i kësaj kompanie për CNN.

“Nëse Presidenti Trump rizgjidhet, ne besojmë se do të ketë një valë tjetër njerëzish që do të vendosin të heqin dorë nga shtetësia”.

Nuk mund ta imagjinoj që Trump është shumë i shqetësuar për amerikanët që distancohen nga pasaportat e tyre; ndërkohë që duhet të ndikojë që të rritet motivimi për ta bërë shtetësinë sa më tërheqëse që të jetë e mundur.

Administrata Trump raportohet se po mendon të bllokojë qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm që të hyjnë përsëri në SHBA nëse një zyrtar "me arsye" beson se mund të ketë Covid-19.

Një pasaportë amerikane ju lejon të kaloni kufijtë me lehtësi - tani kjo ju bën persona non grata në të gjithë botën. Jo vetëm që shumica e amerikanëve janë të ndaluar nga Evropa, por ata gjithashtu mund të mos u garantohet më as hyrja në shtëpinë e tyre.

*Arwa Mahdawi është një kolumniste e Guardian

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore