Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Shqipëria e 24-ta në botë/ Rritja e çmimit te naftës mbart emrin “Putin”

Shqipëria e 24-ta në botë/ Rritja e çmimit te naftës

Kur shërbimet inteligjente të perëndimit paralajmëronin se Putin do të sulmonte Ukrainën, shumëkush nuk e besonte, teksa agimi i të enjtes së 24 shkurtit do të vërtetonte çdo paralajmërim dhe marrëzia e Putin do të merrte jetë. Kjo shkaktoi panik në ekonominë globale, pasi Rusia dhe Ukraina janë dy shtete të cilat janë ndër ekspoortueset kryesore të drithrave por edhe hidrokarbureve në botë.

Por sikundër ka ndodhur në rrjedhën e historisë, krizat nuk i prekin njësoj të gjitha vendet. Në kohë lufte, zinxhirët e furnizimit dëmtohen, ndaj shtetet që kanë rezerva të mëdha me furnizime vuajnë më pak, pasi shpesh edhe fuqia monetare nuk mjafton nëse mallrat mungojnë. Nga ana tjetër, shtetet që janë pprodhuese dhe nuk varen aq shumë nga importet, sigurisht që preken më pak, teksa çmimet në burse kanë pësuar rritje të çmendur.

Kjo luftë e cila vijon prej më shumë se 4 muajsh, ka sjellë efekte zinxhirë në vendin tonë, ku çmimet e hidrokarbureve dhe produkteve të shportës kanë kërcyer si kurrë më parë. Raporti i Eurostat i rreth 1 jave më pare, e rënditi Shqipërinë si vendin e fundit në rajon sa i takon të ardhurave për frymë, por përkundër kësaj, çmimet krahasohen me vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian.

E gjithë kjo vjen edhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ku ky çmim në Shqipëri është sërish më i larti në vendet e rajonit, madje shkon deri aty ku renditet e 24-ta në botë për çmimin e lartë të naftës, sipas GlobalPetrolPrices. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të çmimit të këtij produkti, i cili ndikon zinxhir në të gjitha çmimet e tjera, sërish kjo krizë pritet të zgjatë.

Çmimi i naftës ka shkaktuar nga ana tjetër rritje edhe të çmimit të transpoprtit, ku përmendim rritjen e çmimit të biletës Tiranë-Durrës, nga 130 lekë në 180. Por thuajse çdo fushë e jetës varet nga transporti, e kësisoj shtrenjtimi i naftës dhe nënprodukteve të saj, shkakton efekt zinxhir. Ekspertët tregojnë, se dhënia fund e agresionit rus mbi Ukrainën sa më parë, do të sillte në mënyrë direkte ndryshimin e çmimeve, ndonëse do të duhet kohë për të shkuar në nivelin e para luftës. Nga ana tjetër kjo krizë vuri në dukje mungesat dhe mos-shfrytëzimin e duhur të potencialeve dhe resurseve të vendit, që nga nafta e deri tek buujqësia e blegtoria. Kësisoj, rritja e fokusit të qeverive ndaj rpodhimit vendas, do të sjellë më shumë pavarësi ndaj importit, e për rrjedhojë, një siguri më të madhe për qytetarët shqiptarë. Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, është një nga zyrtarët e lartë, i cili prej kohësh ngre zërin për politika favorizuese dhe ndihmuese ndaj prodhimit vendas.

E në kushtet aktuale, ajo që mbetet për të thënë është: Zot shpëto botën nga çmenduritë ‘Putiniane’.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore