Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

SHBA në një “luftë civile të re”...por për çfarë?

SHBA në një “luftë civile të re”...por për

Nga JOHN F. HARRIS - Në pjesën më të madhe të karrierës time si reporter u jam referuar disa përplasjeve në Uashington ndër vite si “një luftë civile e re”. Qëllimi ishte përdorimi i kësaj metafore për të përforcuar idenë dhe rëndësinë e konflikteve në fjalë.

Në përvjetorin e parë të rebelimit të Kapitolit, shënojmë gjithashtu edhe evolucionin e klishesë gazetareske. Njerëz që e mbajnë veten për seriozë tashmë flasin për “luftë civile”, por jo si metaforë, por si precedent real.

Vitet e Trump, që tashmë janë të dukshme që as nuk filluan dhe as nuk përfunduan me presidencën e tij kanë ndezur një konflikt aq të thellë, sa në vitet 1860, ku rregulli kushtetuese, demokracia dhe vetë unioni u vunë në rrezik.

Një sfidë e madhe, por edhe një enigmë. Nëse ky është versioni i shekullit të 21-të i “çunionit” të shekullit të 19-të, a nuk duhet të jetë më e qartë se për çfarë po zhvillohet lufta në themel të këtij konflikti?

6 janari është një kujtesë se kaosi i viteve të Trump është një anomali historike. SHBA është përballur shpesh dhe përgjatë viteve me trazira e konflikte edhe më të dhunshme se kaq. Këto konflikte kanë nxjerrë në pah disa pyetje më të thella ideologjike dhe morale, lehtësisht të dallueshme me sy të lirë në momentin kur kanë ndodhur dhe domosdo me syrin e mendjen e ftohtë të historianëve në të ardhmen. Gjithmonë  problemi që qëndron në zemër të konfliktit ka qenë i qartë.

Lufta e vërtetë civile kishte të bënte me skllavërinë, që në nisje të saj dhe me objektiv eleminimin e plotë të saj në fund. Lufta tjetër civile e Presidentit Roosevelt u zhvillua mes tij dhe kapitalistëve që kundërshtuan “Neë Deal”. Këta e dinin se përse duhej sulmuar Roosevelt. Ai po ndryshonte balancat e pushtetit mes sektorit publik dhe atij privat. Edhe vetë Roosevelt e dinte këtë. “Ata janë të bashkuar në urrejtjen e tyre ndaj meje dhe unë e mirëpres këtë urrejtje”, deklaronte ai. Trazirat e viteve 1960 kërkonin përfundimin e segregacionit dhe të luftës në Vietnam.

Po konflikti i viteve të Trump, për çfarë po bëhet? Përveç retorikës së palëve kundërshtare që pretendojnë se pala tjetër do të shndërrojë SHBA në një vend që nuk do të njihet më, përplasjet nuk kanë në thelb një ideologji. Pyetja thelbësore që mbetet pa përgjigje është se çfarë i bën kundërshtarët e Trump që ta urrejnë atë dhe çfarë i bën mbështetësit e Trump që të urrejnë urrejtësit e Trump? Ky duket më shumë si një konflikt psikologjik se sa ideologjik.

Në sipërfaqe që të gjithë e kanë të qartë se për çfarë ndodhi katrahura e Kapitolit një vit më parë dhe të gjitha ato që pasuan këtë kaos. Njëra palë beson se Presidenti Biden i vodhi zgjedhjet, ndërsa pala tjetër beson se mbështetësit e Trump janë aq kokëfortë sa janë të gatshëm që të minojnë të gjithë aparatin ligjor që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, për t’i garantuar atij fitoren dhe rikthimin në pushtet në 2024.

Megjithatë, 6 janari ishte kulmi i një konflikti që Donald Trump kishte ushqyer ndër vite dhe e ndihmoi madje edhe të ngjitej në pushtet. Prej thuajse shtatë vitesh, që kur ambicia e tij presidenciale mori udhë në 2015, ka pasur zemërime e provokime të përditshme nga mbështetësit e tij. Përpjekjet për shpjeguar ideologjinë e Trump qëndrojnë pas teorive komplekse ekonomike dhe sociologjike.

Ai ishte një antiglobalist, mjeshtër i fyerjeve dhe nxitësi i uljes reale të pagave. Ai ishte përfaqësues i njerëzve që nuk pëlqenin ngritjen kulturore të grave dhe të afro-amerikanëve. Në të gjitha këto dhe kauza të tjera të tij, Trump i ka dribluar në të paktën një rast përmes gjuhës së ashpër dhe fyerjeve ndaj kundërshtarëve politikë. Prandaj, më shumë se pragmatistë, mbështetësit e tij i qëndronin afër prej kësaj performance “magjepsëse”.

Kjo është një formë manipulimi dhe masat janë lehtësisht të manipulueshme. Por konflikti në fjalë nuk ka një kauzë të vërtetë, prandaj, edhe për ta nisur 2022 me humor të mirë dhe optimizëm, se vështirë të ketë një luftë civile pa një kauzë të vërtetë. Sigurisht, momenti i Trumpit në jetën politike amerikane do të shuhet, edhe pse ai gjithmonë ka shumë për të thënë, por nuk i ka mbetur më asgjë kuptimplotë për të thënë.

Marrë nga Politico - Përktheu Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore