Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët në politikën shqiptare

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët

Një sondazh i publikuar dy ditë më parë nga instituti i njohur italian Piepoli paraqiti një fotografim të perceptimit politik në Shqipëri, katër muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ky institut, i cili ka një përvojë në Shqipëri që në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ka qenë përgjithësisht afër realitetit, në parashikimet që ka publikuar përpara zgjedhjeve, por edhe ditën e votimeve.

I njohur në Itali si klient i televizionit publik italian Rai, Piepoli gjithashtu ka një përvojë që i kanë dhënë një lloj besueshmërie në sondazhet e tij. Sondazhi i dy ditëve më parë, i cili ishte i ndarë në shumë nëndarje, si element final kishte gjithsesi fotografimin e perceptimit popullor në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Së bashku me fotografimin në rang kombëtar Piepoli publikoi për sondazhin e Report TV dhe një fotografim për qarkun e Tiranës. Si edhe në rastet e tjera, sondazhi kombëtar thuajse ishte i njëjtë me atë të qarkut të Tiranës, i cili realisht është dhe Shqipëria në miniaturë, jo vetëm në numrin e banorëve por edhe me shtresat që banojnë në kyrqytet dhe zonat urbane e rurale rreth tij.

Në sondazh, PS-ja paraqitej e rritur nga 48% në zgjedhjet e 2017-s, në 53-59% në rang nacional dhe deri në 60% në qarkun e Tiranës. Partia Demokratike si subjekt paraqitej e rritur nga 29% në 2017-n në 30-34%, rezultat që ishte i njëjtë me qarkun Tiranë.

Por ishte LSI-ja ajo që fotografohej si subjekti që humbte më shumë konsensus, nga 14.28% në vitin 2017, në 2-4%, rezultat që gjithashtu ishte i ngjashëm me qarkun Tiranë.

Në fakt ky është edhe rezultati më i bujshëm i këtij sondazhi që natyrisht do të sjellë polemika të forta në opinionin publik, e sipas gjasave edhe nga vetë LSI-ja që është edhe më e prekura në këtë rast.

Po a mund të ketë bazë reale një “shkrirje” masive e partisë që prej vitit 2009 ka qenë poli i tretë politik në vend?

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët

Në fakt pikërisht këto zgjedhje janë prova reale për ta vërtetuar këtë fenomen, ku ndër vite LSI është rritur edhe nga koalicioni që ka krijuar me dy partitë e mëdha PD dhe PS.

Rritja dhe ulja e partive në bazë të qenies në pushtet në Shqipëri, nuk se është fenomen i ri dhe nuk ka ndodhur me LSI-në. Përpara saj, dy parti të tjera në vend Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut, kanë përjetuar një rritje të konsiderushme kur kanë qenë në koalicion me një prej partive të mëdha dhe më pas janë shkrirë si kripa në ujë.

Në vitin 1997 dhe 2001 për 8 vjet, partia e Gjinushit kishte pozitën e LSI-së në 2009 e 2013 ku njëherë mbante postin e kreut të Parlamentit e më pas atë të Zv.kryeministrit, çka solli edhe poste vendore që rritën aksionet politike në zgjedhje të përgjithshme dhe ato lokale.

PSD në 1997 kishte 23 deputetë. Ndërkaq, në vitin 2005 PR e Fatmir Mediut pësoi një rritje të madhe falë taktikës parazgjehdore me PD-në ç’ka i dha një grup të madh parlamentar. Por kur partia e madhe ka ikur nga pushteti, deputet ka ngelur vetëm Fatmir Mediu.

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët

A do të ndodhë një precedent i tillë me LSI-në më 25 prill siç e thotë sondazhi i Piepolit? Natyrisht që zgjedhjet janë ato që do ta japin vulën përfundimtare, por edhe publikimi i një sondazhi tjetër alternativ mund t’i japë debatit edhe më shumë argument.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore