Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Pse GDP nuk tregon mirëqënien

Pse GDP nuk tregon mirëqënien

Nga Diana Coyle - Si duhet matur suksesi ekonomik? Kritikët e treguesve tradicionalë, sidomos të Prodhimit të Brendshëm Bruto kanë kërkuar prej vitesh, për të mos thënë prej dekadash abrogimin e tyre. Aktivistët e mjedisit kanë theksuar se GDP nxit shkatërrimin e mjedisit dhe aseteve nayrore me pasoja në ngrohjen globale. Gjithashtu, kritikët thonë se GDP në shumë raste nuk tregon mirëqënien e qytetarëve, as punën e papaguar. Kjo mund të marrë fund së shpejti me alternativa të reja statistikore.

Në 2009, një komision i drejtuar nga Joseph Stiglitz, Amartya Sen dhe jean Paul Fitoussi njoftuan përpjekjet për të gjetur rrugët alternative për të matur suksesin dhe progresin ekonomik. Ata hodhën bazat e treguesve të rinj që duhen ndjekur, në vend të GDP-së. që prej asaj kohe, ekonomistët dhe staticienët kanë punuar për të ngritur një sistem rigoroz matjeje të mirëqënies së qytetarëve e veçanërisht të aseteve natyrore. Në thelb të kësaj ideje është krijimi i një balance dhe bindjeje se matësit e progresit ekonomik sot janë iluzorë, kur bëhet fjalë për standardet e jetesës së qytetarëve.

Në mars, Kombet e Bashkuara miratuan standardin e statistikave që lidhen me të mirat që ofron natyra në ekonomi. Ajo pasoi një studim të Thesarit të Britanisë së Madhe që udhëzonte se si të integrohej natyra në përgjithësi dhe biodiversiteti në veçanti në analizat e progresit ekonomik. Kjo do të thotë se në çdo të dhënë në të ardhmen, do të përfshihet efekti negativ i ndryshimeve klimatike për të nxjerrë e kuptuar konceptin real të suksesit ekonomik.

Hapi tjetër në këtë nismë të statistikave do të jetë ndërfutja e kapitalit të masave, për të reflektuar aftësinë e shoqërive dhe vendeve për të vepruar kolektivisht. kjo do të thotë se do të përfshihet edhe puna e papaguar në shtëpi dhe kontributi i vyer i saj në ekonominë globale. Pandemia e Covid e nxorri edhe më në pah se sa thelbësore është puna si “shtëpiak/shtëpiake” në shëndetin e ekonomisë së një vendi. Si shembull, Byroja e statistikave në SHBA, planifikon që ta përfshijë të të dhënat e saj këtë koncept për të përshkruar dhe kuptuar më mirë standardin real të jetesës së amerikanëve.

Koncepte të tilla, të ndërthurura me konceptet ekonomike standarde dhe më familjare për ne mund të japin studime, raporte e të dhëna që do të ndihmonin në realizimin e një politike vendimmarrëse më të saktë, më të drejtë dhe mbi të gjitha që do të adresojë në mënyrën e duhur ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale. Kjo ndihmon edhe në dialogun e qeverive me bizneset për të hartuar rregullore largpamëse, të qëndrueshme dhe domethënëse për zhvillimin ekonomik të një vendi.

Sot, shumë nga ata që mbrojnë treguesin e GDP-së si treguesi më i mirë për të treguar suksesin ekonomik dështojnë të sqarojnë konceptin më të gjerë të mirëqënies. Ideja se vendimet e politikës duhet të përqëndrohen të çështjet që kanë më shumë rëndësi për njerëzit gjithashtu është evazive.

Vetë “mirëqënia” mund të ketë disa qasje. Ajo varet nga shumë aspekte të jetës individuale dhe rrethanave. Një aspekt që për dikë është mirëqënie, për një tjetër mund të mos jetë. Prandaj janë ngritur sot aq shumë grupe pune psikologësh, sociologësh dhe ekonomistësh që po mundohen të ngrenë një sistem si të masin mirëqënien dhe analizojnë faktorët që ndikojnë në të.

Shpesh, matjet e sugjeruara përfshijnë mbikëqyrjen e kënaqësisë së personave me jetën e tyre dhe nivelet e ankthit. Si shembull, në Britani autoritetet po masin ankthin dhe depresionin që prej nisjes së pandemsië.

Të dhënat sugjerojnë se ankthi dhe depresioni në të shumtën e rasteve nuk përputhen me kuptimin tradicional të mirëqënies. Ata prekin njerëz të punësuar e sipërmarrës, me pagesa e të ardhura të kënaqshme për të plotësuar e tejkaluar nevojat e tyre, si për strehim, ushqim, argëtim e çlodhje.

Prandaj sot janë më të domosdoshme se kurrë qasjet alternative të matjes së mirëqënies, sepse ajo jo gjithmonë është një e mirë materiale, siç është koncepti dhe perceptimi tradicional për të. Ajo që i bën edhe më tërheqëse këto metoda alternative për matjen e suksesit ekonomik të një vendi, a shoqërie është përparimi i bërë në përcaktimin e koncepteve, njësive matëse dhe orientimi që këshillojnë për vendimmarrjen.

Flakja tutje e GDP-së si treguesi kryesor i zhvillimit ekonomik ka qenë gjithmonë i pamundur në mungesë të një treguesi alternativ më të saktë. Procesi duket se ka nisur, por do të duhen ende edhe shumë vite që GDP të tërhiqet masivisht. Kjo kërkon ende punë dhe përpjekje për të ndërtuar mbi të gjithë një libër të qartë e standard të këtyre rregullave. Kapituj të veçantë të këtij libri janë përmbyllur, ndaj drejtimi drejt ndryshimit është i qartë, i fortë dhe pa kthim.

Marrë nga Project Syndicate – Përshtati Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore