Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Protestat, një instrument politik, por nuk zëvendësojnë zgjedhjet

Protestat, një instrument politik, por nuk zëvendësojnë

Ndërsa është shuar vala e protestave që shpërthyen si pasojë e vrasjes së Klodian Rashës, në opinionin publik apo në disa prej emisioneve të prime time po shtrohet pyetja se ç’do të ndodhë apo ç’duhet të ndodhë në kohën deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në vend?

Protesta si pasojë e ngjarjes tragjike që traumatizoi përveç familjen Rasha që pësoi dhimbjen më të rëndë e të pazëvendësueshëm, solli edhe një pasojë të rëndësishme politike. Dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili natyrisht është një nga asetet politikë të mazhorancës.

Një rast i rëndësishëm politik që do të duhet të shfrytëzohej nga opozita politika si një mundësi që ajo të artikulonte qëndrimin dhe vizionin e saj për të ardhur në pushtet në vend.

Por në fakt nuk ndodhi fare si e tillë; me anë të deklaratave të zyrtarëve të saj, PD tha se ikja e Sandër Lleshajt nuk mjaftonte pasi ai ishte thjesht “kokë turku” e Ramës de do të duhet të ikë të paktën drejtori i Policisë, e më pas vetë Rama, por edhe mazhoranca që sipas opozitës ka zullumet e saj në qeverisjen e këtij vendi.

Deklarata që për pak ditë ushqyen vijimin e protestave në qytete, por edhe në Tiranë, që patën edhe pasoja konkrete shkatërrimesh e anomalish. “Babëzia” politike e opozitës në këtë rast, është e pakta mungesë vizioni, ngaqë së pari nuk di apo nuk shijon një fitore të rëndësishme politike që opozita e ka kërkuar prej kohësh.

Që nga protestat e vitit 2019. Sandër Lleshaj u largua, Edi Rama e pranoi dhe e prezantoi politikisht në fjalimin që mbajti ditën e rikthimit nga SHBA. Opozita, në radhë të parë Partia Demokratike, mund ta kishte konsideruar këtë largim të Lleshajt, edhe si një fitore apo arritje politike, por jo, ja la këtë fitore Edi Ramës, i cili mori realisht në supet e tij “pasojat politike” të aktit të dorëheqjes.

Kjo vetëm sepse opozita nuk e pranoi si “lavdi”, nuk e pranoi si pasojë, ngaqë kompleksi politik i Lulzim Bashës është se mund t’i ndërseheshin disa qarqe për ta sulmuar se po “pranon fitoret që të jep Edi Rama”.

Politika nuk të dhuron asgjë, por disa favore i merr ose nga rrethanat, ose edhe aftësia e shfrytëzimit të rrethanave. Nuk mund të quhet distafizëm politik, nëse një opozitë arrin një rezultat politik. Edhe në luftë, fitorja vjen nëse fiton betejat më të shumta dhe më të mëdhatë. Në një kampionat futbolli arrin të fitosh nëse ke grumbulluar më shumë pikë, pra të shënosh më shumë e të pësosh më pak.

Në këtë rast, opozita e Lulzim Bashës, padyshim që do të përfitojë politikisht nga çdo reagim apo protestë qytetare, pasi një opozitë është zëri i të gjithë publikut që nuk e cilëson veten të përfaqësuar nga qeveria.

Çdo protestë logjikisht mund të përkrahet nga opozita pa komplekse, por në fund, protestat janë një instrumet politik, për të ndikuar në shoqëri që zëri të shkaktojë një impakt.

Por asnjëherë një protestë nuk ëhstë instrument elektoral për të arritur ato rezultate që i japin vetëm zgjehdjet. Basha, që nga 2017 ka tentuar që t’i përdorë protestat apo edhe panëkaqësinë popullore për të arritur një marrëveshje në tavolinë përpara zgjedhjeve politike dhe nuk ja ka arritur.

Sepse përveç se edhe mazhoranca nuk është dorëzuar në këtë rast, por më e rëndësishmja është se sot duhet të kuptohet përfundimisht një gjë. Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, aleancës më të rëndësishme politiko ushtarake në botë që nuk lejon asnjë pjeswtar të saj që të ketë regjim politik që ngjitet në pushtet jashtë zgjedhjeve.

Kjo është treguar qartë në qëndrimet jo të grupeve por të shteteve: SHBA, e BE pra institucionëve që nga 2017, 2019 edhe ditët e fundit.

“Revolucioni” që përmendin shpesh politikanët e opozitës, duke perifrazuar ambasaodren Yuri Kim: “Si ata që duan të vijnë në pushtet e si ata që kanë pasur pushtetin” bëhet në shoqëri me kontakte dhe ushqim në dialogun me ta dhe jo në revolta që në fund kanë kërkesën: të ndryshohet qeveria.

Kjo ndodh vetëm me zgjedhje, Lulzim Basha, dje e tregoi se e kishte kuptuar më mirë se të gjithë të tjerët në opozitë. Por a do të zbatohet?

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore