Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Podujeva, një referendum kundër koalicionit qeverisës në Kosovë

Podujeva, një referendum kundër koalicionit qeverisës në

Testi i parë politik në Kosovë një vit pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 ka qenë një konfirmim i rëndësishëm për partinë e Albin Kurtit.

Në zgjedhjet komunale të Podujevës, kandidati Vetëvendosjes ka marrë mbi 51% të votave, duke mos pasur nevojë për balotazh. Kandidati i VV-sw, Shpejtim Bulliqi, një deputet i Vetëvendosjes, i cili para një viti ishte pjesë e LDK-së së Isa Mustafës, por pas përplasjeve me kryetarin u largua.

Tashmë Bulliqi i përket asaj pjese të LDK-së që janë më afër Vjosa Osmanit, pra kundër qeverisë aktuale të koalicionit LDK-AAK dhe pro aleancës me Vetëvendosjes.

Pra zgjedhjet e djeshme ishin një test politik i përplasjes mes dyshes Kurti-Osmani me koalicionin qeveritar Mustafa-Haradinaj. Në lojë ishte edhe PDK e Thaçit dhe e Veselit. Rezultatet ishin plebishitare: Kurti-Osmani mori 51% LDK-AAK 31% dhe PDK 24%.

Podujeva duket si një test i rëndësishëm më shumë politik sesa komunal, megjithëse për ta vërtetuar këtë duhet të pritet një tjetër test i pjesshëm. Mitrovica e Veriut thuajse nuk kishte zgjedhje pasi kandidati i Listës Serbe mori 89% si në kohën e komunizmit.

Shto këtu që Podujeva ishte një bastion i palëvizshëm i LDK-së prej 20 vitesh, fitorja e kandidatit të Kurtit i jep edhe më shumë peshë politike.

Dikush nga LDK po e trajton si luftë brenda llojit, meqë Bulliqi është një kandidat që vjen nga LDK, por nëse do të ndodhte kjo atëherë mund të kishte ndarje votash mes palëve dhe jo një fitore e qartë që në raundin e parë.

Nuk ka sesi mos të jetë rezultati i Podujevës politik, një zhvillim që tashmë tregon qartë një kah të elektoratit të Kosovës në zgjedhjet e afërme.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore