Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Përse Edi Rama kërkon një treshe për “Zgjedhoren”!

Përse Edi Rama kërkon një treshe për

Edi Rama deklaroi se për të miratuar një pakt të plotë mbi zgjedhjet e ardhshme duhet një takim tresh mes mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj që ka braktisur Kuvendin një vit më parë.

Në dukje është një veprim organik, pasi votat në Parlament mazhoranca nuk i ka e vetme dhe janë të domosdoshëm deputetët e opozitës së re, por nga ana tjetër një prishje pakti me Lulzim Bashën hedh në erë gjithçka është arritur me një ndërmjetësim ndërkombëtar.

Madje prej ditësh, zëra nga opozita e Bashës kanë bërë të ditur se nëse Rama i ikën marrëveshjes së firmosur së bashku me ambasadoren Yuri Kim, ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Kryeministri në këtë rast gjendet mes dy zjarresh realisht, se më këtë do të bëjë pakt me Murrizin e Hajdarin apo me Bashën dhe Kryemadhin, por që politikisht ka në dorë një manovër që kërkon ta përdorë fort karshi opozitës.

Nëse Rama nuk i plotëson kërkesat Murrizit me shokë, ai rrezikon të dështojë në Kuvend, ku pakti zgjedhor me Bashën hidhet në erë. Praktikisht nuk humb ndonjë gjë, pasi edhe pakti i ri parashikon një skemë të ngjashme me atë aktuale, pra komisionerë e numërues nga partitë e mëdha.

Por, Rama do të humbte shumë nëse në Kuvend ai do të rrëzohej dhe vota për Zgjedhoren ka gjasa të kthehet si votëbesim politik për mazhorancën.

Nga ana tjetër, mazhoranca i ka mundësitë që të sigurojë 8-9 votat që i duhen për ta miratuar draftin konsensual me Bashën, pasi ka precedentë se e ka bërë herë tjetër, duke joshur e blerë deputetë andej-këndej. Kjo praktikë ka qenë e të gjitha mazhoracave ndër vite.

Problemi këtu është politik: Edi Rama synon të dalë nga dy zjarret dhe njërin ta ndërsejë kundër Lulzim Bashës. Jo më kot, kryeministri përsërit shpesh se nuk ka respekt më shumë për opozitën e Bashës, sesa për atë opozitë që ndodhet në Kuvend.

Ky është një qëndrim i pastër politik, që shkon edhe si sinjal por edhe mesazh, që mazhoranca është e gatshme që ta përkrahë opozitën e Murrizit, dhe natyrisht jo vetëm me kauzë. Ndaj ai kërkon një “Treshe” që politikisht nuk të jetë një dyshe kundër palës tjetër, pra Bashës e Kryemadhit.

Kundërvënia me kauzën e hapjes së listave synon të nxjerrë Bashën si kundërshtari zyrtar i këtij aspekti, që realisht duket se gëzon një konsensus në opinionin publik.

Ndaj edhe kryeministri kërcënoi opozitën e Bashës, duke i bërë të ditur se detyrimi Kushtetues në fund është Kuvendi i Shqipërisë dhe jo pakti jashtë tij. Një manovër, që Rama edhe pse e kërkon në takim tresh, ai ka gjasa të përfundojë në dyshe. E nuk është e thënë që të përfundojë me një “aleancë” Rama-Murrizi ndaj Bashës, pasi ka gjasa që edhe ky i fundit të gjejë mundësinë të negociojë me deputetët që i ka vënë vetë në listat e 2017-s.

Por Kryeministri, e di që në këtë rast kjo do të shënojë “kapërcimin e ylberit” nga Lulzim Basha, Gjë që ai deri tani nuk duket se ka ndërmend ta bëjë. Logjika e opozitës së bashkuar PD-LSI plus partitë e vogla është një shumatore e pakënaqësisë popullore ndaj kësaj mazhorance, të tjerat duan t’i mbledhin rrugës, ndoshta  pas zgjedhjeve.

Që të shpjegohet më shkoqur, Basha nuk po luan për një fitore plebishitare por një rritje eksponenciale të konsensusit të votës opozitare, me të cilën mund të bëjë llogaritë pas zgjedhjeve.

Por ka edhe një mundësi tjetër; që tryeza me tre palë, të bëhen me katër faktorë, e në këtë rast të jetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim të udhëheqë një tjetër stad dialogu, natyrisht me kushtet e reja që komuniteti ndërkombëtar kërkon.

E ku natyrisht në krye mbetet reforma në drejtësi. Pra një pakt i plotë për të mbyllur çështjen e Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë. E këtu, hyn natyrisht edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili dy ditë më parë u shpreh i gatshëm për një pakt me mazhorancën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore