
Emisioni investigativ Top Story në Top Channel, publikoi investigimin e plotë në lidhje me atë që cilësohet si afera e tjetërsimit të kompleksit “Partizani”, nga Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në vitin 2009, në përfundim të një procedure të dyshimtë të shoqëruara nga konflikte të pafundme interesi, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.
Privatizimi ndodhi pikërisht në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe ku i gjithë shteti dhe institucionet u vunë në shërbim për të shitur kompleksin Partizani.
Kjo histori privatizimi u shoqërua me ndërtimin e një super kompleksi pallatesh, ku Malltezi, rezulton të jetë investitori me 35 % të aksioneve.
Aktualisht prokuroria e posaçme, SPAK ka nisur regjistruar dosjen hetimore për këtë proces privatizimi që provohet se është kryer mbi praktika jo ligjore dhe korruptive.
Pa paragjykuar hetimet e nisura nga SPAK dhe përfundimin e tyre, Shqipëria si shtet me demokraci ende pa konsoliduar po u vuan nga mungesa e pandëshkueshmërisë. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka rekorde të kërkuara nga organizmat ndërkombëtare.
Rasti i Malltezit ngjan me atë të dhëndrit të ish-kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif, por me ndryshime të mëdha.
Muhammad Safdari, dhëndri i ish-kryeministrit pakistanez u arrestua dhe u akuza për korrupsion. Çështja ngjashme, akuza për blerjen e pasurisë së paluajtshme, të disa apartamenteve në Londër. Ish-kryeministri u dënua me 10 vite burg, po ashtu e bija me 7 vite burg edhe dhëndri i tij me një vit për mos bashkëpunim.
Në dy shtete kemi dy tablo të ndryshme. Në Pakistan një shtet i brishtë nga demokracia arrestohet për korrupsion dhe jepet një vendim gjykate, ndërsa në Shqipëri dhëndrit të ish-kryeministrit nuk i hyn gjembi në këmbë, madje vijon të pasurohet akoma më tej.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >
Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë?
Historia e plotë >
Rrëfimi i një polici!
Historia e plotë >
Vajzat e kazinove!
Historia e plotë >
Ja si shtetet kanë spiunuar historikisht njëri-tjetrin nga ajri
Historia e plotë >
Netflix kalon cakun!
Historia e plotë >
Misteret e balonave spiune
Historia e plotë >
Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




