Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Përplasja mes SHBA-së dhe Kinës ka një qëllim të përbashkët

Përplasja mes SHBA-së dhe Kinës ka një qëllim të

Më në fund, ne kemi arritur, jo në një përplasje të qytetërimeve, por te përplasja mes qytetërimeve. Ose të paktën kështu na bën të besojmë fjalimi i Presidentit Joe Biden në një sesion të përbashkët të Kongresit. SHBA kundrejt Kinës. Perëndimi kundrejt Lindjes. Demokracia kundrejt autokracisë. Fjalimi i Biden javën e kaluar ishte i mbushur plot me indikacione për Uashingtonin në përballjen e shekullit.

“Ata do të shkruajnë për këtë çështje të historisë”, tha Biden para në një mbledhje të drejtuesve të lajmeve në televizionin amerikan përpara se tw mbante fjalimin në Kongres, në njoftimin e lëshuar më vonë nga Shtëpia e Bardhë. “Jo për askënd për nga ne këtu, por për atë nëse demokracia mund të funksionojë ose jo në shekullin 21".

Dikur, shtetet autoritare u frymëzuan nga Bashkimi Sovjetik, i cili shihej si i rëndë, i ngathët dhe sklerotik. Tani, modeli është Kina, e cila është e shkathët, strategjike dhe e shpejtë. "Pyetja është,- tha Biden, -në një demokraci kaq gjeniale sa e jona, a mund të merrni konsensus në hark kohor të shpejtë që mund të përballet me autokracinë?”.

Ashtu si me shumë raste në të cilat Shtetet e Bashkuara akuzohen se flasin në mënyrë agresive për konfliktin e ardhshëm me Kinën, Pekini tashmë po vepron në të njëjtën fushë. Në muajt e fundit, shprehja e ditës në Pekin, nga goja e anëtarëve të Byrosë Politike deri te shtypi tabloid, ka një ton gati identik me temat e fjalimit të Biden, me një pikë kthese.

Shprehja e zhurmshme - “Lindja po ngrihet; Perëndimi po bie ”- fitoi popullaritet në Pekin rreth kohës së ditëve të fundit kaotike të largimit të Donald Trump nga detyra. Aftësia e Kinës për të mbajtur nën kontroll virusin Covid-19 dhe për ta kthyer ekonominë e saj në rritje, në kontrast me rrëmujën në SHBA dhe shumicën e demokracive të tjera, rrënjosi besimin te udhëheqja. Dhuna në Kapitol në Uashington në 6 Janar e përforcoi atë.

Në fund të vitit 2017, këshilltarët e Trump përshkruan një skizmë të ngjashme si busull e drejtimit të politikës së jashtme të SHBA, duke synuar Kinën dhe Rusinë në një dokument të Sigurisë Kombëtare si "fuqitë revizioniste" që synojnë të sfidojnë statusquo globale. Edhe para Trump, Barack Obama u përpoq në 2011 të fuste një ndjenjë krize në trupin politik të SHBA, duke thënë në një fjalim që brezi i tij u përball me "vëmendjen ndaj Sputnik" me ringritjen e Kinës.

Ajo që ndryshon me sfidën siç përcaktohet nga Biden është pjesërisht personale. Si zëvendëspresident, Biden ishte personalisht skeptik deri në përçmim të nocionit që Kina dhe partia e saj komuniste në pushtet mund të bëheshin ndonjëherë rival i barabartë të SHBA-ve. Sipas mendimit të tij,  SHBA. jo vetëm që kishin një sistem superior qeverisës, por edhe një udhëheqje dërrmuese në fuqi të fortë dhe të butë, të mbështetur nga një sistem i pakrahasueshëm i aleancave ushtarake dhe inteligjencës globale.

Biden ka ndryshuar qartë mendje dhe ai tani po nxiton të ngulisë një urgjencë dhe unitet në politikëbërjen e SHBA-ve, të tipit që paraardhësit e tij nuk arritën të fitojnë sfidën e Kinës. Kina gjithashtu ka ndryshuar, diçka ka mbërritur me vonesë në të gjitha nivelet e sistemit në SHBA.

Kina është bërë më e pasur, më e fuqishme dhe ka zhvilluar aftësinë ushtarake për të bërë gjëra që partia në pushtet ka dashur prej kohësh të bëjë. Pekini po merr Detin e Kinës Jugore, duke ushtruar presion të pamëshirshëm mbi Japoninë në Detin e Kinës Lindore, duke dërguar anijet dhe aeroplanët e tij me një ritëm më të madh në ujërat e Tajvanit dhe hapësirën ajrore dhe duke luftuar Indinë në kufirin e saj perëndimor.

Pjesa e shumtë e analizave për Kinën e përshkruajnë Xi Jinping, i cili erdhi në pushtet në nëntor 2012, si udhëheqësi i vetëm i ndryshimeve politike në Kinë, por kjo është vetëm gjysma e së vërtetës. Xi është sigurisht një udhëheqës më i sigurt dhe ai që është i gatshëm të ndërmarrë rreziqe më të mëdha sesa paraardhësit e tij. Në ndryshim nga ata, megjithatë, ai ka fuqinë ushtarake dhe diplomatike për ta bërë këtë. Plus, nën udhëheqjen e Xi, SHBA ka qenë në një rrëmujë, diçka që Biden ishte i etur ta evidentonte vetë.

Edhe Kina e Xi gjithashtu është në një nxitim, siç nënvizohet nga raporti në Financial Times javën e kaluar që regjistrimi i vitit të kaluar regjistroi një rënie të popullsisë për herë të parë që nga uria e madhe e fundit të viteve 1950. Pekini e mohoi raportin dhe thotë se numërimi zyrtar, publikimi i të cilit është vonuar për më shumë se një muaj, do të tregojë se popullsia po rritet ende.

Nëse shifrat do të jenë duke u përpunuar deri sa të dalin, popullsia e Kinës në moshë pune tashmë po bie. Pekini filloi të lehtësonte politikën e një fëmije të vetëm në 2013, por mund të bëjë pak për të ndikuar te popullata për zbatimin e politikave.

Megjithatë, është mirë të jesh i kujdesshëm në lidhje me linjën demografia-është-fati, e cila favorizon SHBA-të para Kinës. Rreth 13% e popullsisë së Kinës është 65 vjeç ose më e vjetër, krahasuar me 28% në Japoni dhe 16% dhe 19% përkatësisht në SHBA. Popullsia e Kinës nuk do të jetë aq e vjetër sa Japonia sot deri në vitin 2050, sipas Matthews Asia, një kompani amerikane investimesh.

Gara midis SHBA. dhe Kinës është e shumanshme - mbi tregtinë, ekonominë, ushtrinë, gjeopolitikën dhe ideologjinë. Nëse demografia është vendimtare, varet nga fusha e konkurrencës që është nxehur më intensivisht në vitet e fundit - mbi teknologjinë dhe aplikimet e saj në sistemet e armëve dhe industrinë.

Xi ka rimodeluar tërësisht politikën ekonomike kineze mbi parimin e jo vetëm mbështetjes në teknologji, por mbizotërimit në disa zona në mënyrë që t'i japë Pekinit fuqi mbi vendet e tjera. SHBA po përpiqet të ruajë avantazhin e tyre atje ku ka një të tillë, ose të punojë me vendet mike në Evropë dhe Azi që janë përpara saj dhe Kinën, në sektorët strategjikë.

"Ju e dini, gjërat po lëvizin për dreq kaq shpejt”, tha tha Biden. Xi Jinping pajtohet./ The Guardian/ Gazeta Shqip

Richard McGregor punon në Institutin Lowy, një "Thinktank" në Sidnei dhe është autor i shumë librave mbi politikën kineze dhe politikën e jashtme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore