Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Përpjekja e Steve Bannon për të eksportuar populizmin e tij të zjarrtë në Europë, po dështon

Përpjekja e Steve Bannon për të eksportuar populizmin e tij

Përpjekjet e ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon për të eksportuar markën e populizmit të Presidentit Donald Trump në Europë janë në telashe, sipas disa prej partnerëve të tij aktualë dhe ish partnerëve politikë në Itali dhe Belgjikë.

Pasi Bannon u akuzua për mashtrim për rolin e tij në një përpjekje për të mbledhur para të cilat të ndihmonin në ndërtimin e murit të Trump në kufirin SHBA-Meksikë, dy persona që punonin me të, pohuan se përpjekjet për themelimin e një akademie për aktivistët romano-katolikë të krahut të djathtë në Itali, përballen me një hetim penal nga gjykata penale e Romës, ndërsa një projekt që synonte fundin e Bashkimit Europian, e “ ka ulur qepenin fare”.

Pasi ndihmoi të udhqëhiqej Trumpi drejt fitores në zgjedhjet 2016, Bannon shërbeu për shtatë muaj si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë. Paskësaj, për një kohë të shkurtër u kthye tek ish punëdhënësi i vet Breitbart Neës, por u tërhoq dhe nga aty. Paskësaj, e ktheu shikimin nga Europa, ku u përpoq së bashku me partnerin Italian të krijonte të ashtëquajturën

"Akademia për Perëndimin Judeo-Christian" në një manastir italian dhe të promovonte partitë e krahut të djathtë që janë skeptike nga BE-së. Bannon dhe zëdhënësi i tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për komente në lidhje me aktivitetet e tij në Europë.

Si këshilltar i Trump, ai ndihmoi në artikulimin e populizmit të djathtë "America First" dhe kundërshtimin e ashpër të imigracionit që kanë qenë shenjat dalluese të periudhës së presidentit Trump në detyrë.

Ai u arrestua muajin e kaluar në bordin e një jahti e u vetëdeklarua i pafajshëm për akuzat e mashtrimit të mijëra donatorëve të fushatës 25 milionë dollarëshe "Ne Ndërtojmë Murin". Bannon i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht. Synimi kryesor i tij dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte që të mobilizonte simpatizantët dhe partitë anti-BE për të paraqitur kandidatë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2019.

Kandidatët populistë nga Franca, Italia dhe Britania dolën mirë, por homologët e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë dhe Spanjë jo. Edhe vetë "Lëvizja" e Bannonit gjeti pak mbështetje nga udhëheqësit e krahut të djathtë. Disa parti dhe liderë kryesorë të krahut të djathtë u distancuan publikisht prej tij me Marine LePen të Francës që deklaroi vitin e kaluar se ai "nuk po luante asnjë rol në fushatën tonë". 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore