Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Paralajmërimi serioz i miliarderit për Bitcoin, dhe një parashikim i guximshëm për Ethereum

Paralajmërimi serioz i miliarderit për Bitcoin, dhe një

Monedhat digjitale, Bitcoin dhe Ethereum kanë arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave këtë javë, duke e çuar tregun e kombinuar të kriptovalutave  në rreth 3 trilionë dollarë.

Çmimi i bitcoin ka rënë paksa, konkretisht në 60,000 dollarë për bitcoin, ndërsa ethereum është tërhequr gjithashtu nga nivelet maksimale prej afër 5,000 dollarësh për ether. Kapitali i tregut të Bitcoin është aktualisht rreth dyfishi i ethereum-it në 1.2 trilion dollarë, megjithatë, ethereum e ka mbyllur hendekun vitin e kaluar.

Krijuesi legjendar i tregut, miliarderi Ken Griffin, ka paralajmëruar se bitcoin përfundimisht do të zëvendësohet nga ethereum - por edhe ethereum nga ana tjetër do të zëvendësohet nga gjenerata e ardhshme e kriptomonedhave.

"Kriptomonedhat e gjeneratës së hershme, bitcoin përshembull, janë tepër të shtrenjta për të menaxhuar pagesat. Bitcoin është një kontribuues i madh në ngrohjen globale, më i madh se çdo formë pagese që ne përdorim në të gjithë botën në total" tha Griffin për The New York Times.

"Visa V +0.8% dhe Mastercard MA +2.6% do të zëvendësohen nga një zgjidhje kripto që do të ketë një kosto më e ulët për kryerjen e pagesave midis bizneseve dhe konsumatorëve," tha Giffin, i cili shtoi: "Unë nuk e blej plotësisht atë për shumë arsye", duke pyetur: "Kush merret me rrezikun e mashtrimit?"

Griffin, i cili themeloi dhe drejton fondin mbrojtës me bazë në Çikago, Citadel, që menaxhon rreth 40 miliardë dollarë në asete, vuri në dukje gatishmërinë e kompanive të kartave për të mbuluar shpenzimet e mashtrimit dhe vjedhjes si një nga "çështjesh që nuk janë adresuar nga kripto, se si pagesat do të bëhen më efikase”.

"Unë mendoj se do të shohim bitcoin të zëvendësuar konceptualisht nga 'ethereumet'," tha Griffin, duke iu referuar një grushti rivalësh të ethereum, duke përfshirë BNB të Binance, Solana dhe Cardano, që kanë parë çmimet e tyre të rriten me një ritëm të lartë vitin e kaluar. "Treni është ende në stacion."

Griffin parashikon se këto kriptovaluta më të reja, do të zëvendësohen më pas nga gjenerata e ardhshme që do të kenë përfitime lidhur me “shpejtësinë më të lartë të transaksionit, kostos më të ulët për transaksion, dhe ndoshta njerëzit do të fillojnë të mendojnë se si të fokusohen më shumë tek siguria dhe parandalimi i mashtrimit".

Çmimi i ethereum-it është rritur ndjëshëm muajt e fundit. Shumë në komunitetin e kriptomonedhave kanë parashikuar më pare që ethereum mund të kapërcejë bitcoin si kriptomonedha më e vlefshme.

Griffin zbuloi gjithashtu se i vjen keq që nuk bleu bitcoin vite më parë, kur u këshillua nga një praktikant i Citadel.

"Ishte një praktikant 21-vjeçar që u përpoq të më tregonte pamjen e madhe që më mungonte me bitcoin. Do të doja të kisha blerë bitcoin-et që ai rekomandoi të blija, por nuk e bëra," tha Griffin.

Pjesërisht të frymëzuara nga bitcoin dhe të nxitura nga përpjekjet e fundit të Facebook për të krijuar një monedhë dixhitale private, qeveritë në mbarë botën kanë filluar të eksperimentojnë me versionet dixhitale të monedhave të tyre, me Rezervën Federale të SHBA-së që po eksploron një dollar dixhital të mundshëm dhe me Kinën që tashmë ka nxjerrë version i juanit të tij dixhital.

"Unë mendoj se ne të gjithë jemi ende, duke u përpjekur të kuptojmë nëse duam të godasim këtë botë të financave të decentralizuara dhe duam një sistem pagese me kosto të ulët dhe efektiv, a do të zgjidhet nga komuniteti i kriptove? Apo do të zgjidhet me një dollar dixhital," pyeti Griffin. /Forbes - Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore