
Kur u mboll hashashi, të gjithë u alarmuam. Por pasi u korr, të gjithë u lumturuam. Drimadhesi dhe Jala, u mbushën me fluturat e majit, çunat me çanta dhe marsupe varur rreth qafës, të cilët me xhepat plot pushtuan tavolinat dhe shezllonet e jugut!
Por ulërimat dhe prepotenca e tyre larguan amerikanin, gjermanin, çekun, polakun dhe ukrainasin. Fluturat e majit janë ata që këtë sezon i shikon, tjetrin nuk i shikon më. Kjo sepse zëvendësohen nga të tjerë, pasi ata që ishin gjysma janë në burg dhe gjysma janë duke u marrë me avokatët, për t’i nxjerrë ata nga burgu!
Por parcelat mbushen sërish dhe dalin grupe të reja me marsupe. Familjarët nuk kanë vend ku të rrinë, as të huajt sepse AMG-të që ulërasin rrugëve të plazheve, ngjajnë si breshëri kallashnikovi (gjë që në vendin tonë është mëse normale). Si ka mundësi, çdo sezon në qershor shtohen ndërtimet në jug si kërpudha pas shiut, shezllonet sa vijnë dhe janë aq të ngjitur me njëri-tjetrin sa që ti mund të mësosh gjuhën polake dhe serbe brenda 10 ditë pushimesh. Makutëria dhe uniforma shtetërore tashmë janë gati, bllokun në dorë që të mbushim pak buxhetin e shtetit, se kemi edhe ca borxhe ndaj FMN, tashmë janë gati!
Të të jap shërbim dhe të heq mushkonjat buzë detit??? Pse, Enver Hoxha jemi ne që i spërkaste me avion nga ajri?? Jo, ne jemi modern, ne shesim pa fund sprajtet që lyhesh kundra mushkonjës. Nëse ne e spërkasim nga larg, çfarë do fitojë biznesi i vogël? Çfarë do shesi ai pastaj? Dikur ishte në hitin e kohës kënga e Dr.Florit, zgjohem në mëngjes me afshin tënd, sot zgjohem në mëngjes me matrapik dhe me krruarje këmbësh nga mbrëmë. 23 qershor dhe jemi bosh.
Amerikani, polaku, çeku, ukrainasi përfunduan në Kalkidhiki, sepse ulërimat dhe xhirimet e gomave bashkë me pijet nga 8 mijë lek një Corona, i habiti të huajt. Sot jemi në pikën ku është 23 qershor dhe plazhet tona janë bosh, ndërsa Kalkidhikirat janë plot. Çunat me marsupe në burg, bizneset e plazheve pa punëtorë sepse kanë ikur jashtë dhe të gjithëve ne na ngelet vetëm të hapim TV dhe dëgjojmë xhaxhi Edin kur thotë: Mos u stresoni se ka edhe më keq!

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >
Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?
Historia e plotë >
Lufta e re e ideve në Evropë
Historia e plotë >

Putini i ka hyrë një rruge, që do të sjellë rrëzimin e tij
Historia e plotë >
Evropa duhet të mësojë të mbrohet vetë: Po si?
Historia e plotë >
Jemi shumë pranë krijimit të vaksinës kundër kancerit
Historia e plotë >

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




