Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Niko Peleshi u hoq si i paaftë dhe rikthehet si ushtar!

Niko Peleshi u hoq si i paaftë dhe rikthehet si ushtar!

Një nga zyrtarët që në të gjitha postet e tij ministrore është larguar për mungesë performance është Niko Peleshi.

Ai u emërua sot si ministër i ri i Mbrojtjes nga ana e kryeministrit Edi Rama. I sjellë nga Korça në 2013-n për të dhënë një ritëm “bashkiak” në qeveri në postin e zv.kryeministrit, Niko Peleshi dështoi në rolin e vet dhe ishte thjesht një hije, që për 4 vjet nuk pati asnjë lloj vepre apo pune të tij që e shqoi në publik, si nga ana e ideve të ekspertizës apo përmbajtjes, apo edhe nga debati politik.

Këtë profil të ulët në Kuvend, si deputet i Korçës që u zgjodh për herë të parë, Peleshi e ndoqi edhe në mandatin 2017 e deri më sot, ky zyrtarisht është nga deputetët që kanë folur më pak në Kuvend.

Ndërkaq, në fillim të mandatit të dytë, Edi Rama e emëroi Niko Peleshin ministër Bujqësie, më logjikën që në një sektor me konkret siç është mbështetja ndaj fermerëve, të implementonte përvojën e tij si drejtues komuniteti në bashkinë e Korçës.

Në ministrinë e Bujqësisë, Peleshi “shkëlqeu” me paaftësinë e tij, sa Rama e largoi me “vrap” pikërisht për mungesë të theksuar rezultatesh.

Madje u bë i famshëm për një skandal të përmasave të bujshme, ku lejoi shitjen në treg si pleh kimik, të pesticidi Silicon Mix, të ndaluar në AKU. Një skandal që shqetësoi fermerët në mbarë vendin, pasi u ishin shkatërruar të mbjellat dhe pemët frutore. Kjo çështje madje u regjistrua edhe nga prokuroria.

Por nga largimi i tij si ministër, Niko Peleshi, u kthye në një “kundërshtar” të heshtur të Ramës dhe me disa ish-ministra të tjerë formoi një grup që shprehnin pakënaqësinë kudo në ambjente. Edhe pse i mërzitur fliste e nxiste shkrime në disa media që i mbështeste e financonte, Peleshi nuk guxoi asnjëherë që si një politikan normal të thoshte publikisht qëndrimet e kritikat e tij.

Përveç daljeve në dreka e zijafete, ai ishte politikani që nuk pati asnjë rekord në publik si intervista apo takime me zgjedhësit. Ndaj çudi ishte edhe caktimi nga Rama si shef i shtabit elektoral të Korçës. 

Oponencën e pakënaqësinë ndaj Ramës, Peleshi nuk e ka mbajtur shumë dhe është kthyer menjëherë në krahun tjetër sapo kryeministri i ofroi një kolltuk, ç'ka është gjëja që Niko nuk bën dot pa të.

E siç duket për t’i mbyllur gojën para zgjedhjeve, Rama e mori sërish Niko Peleshin në qeveri, por natyrisht jo si një person që të kryejë një performancë cilësore në krye të ministrisë së mbrojtjes, por nga karrikja e ministrit të jetë një ushtar i partisë në fshatrat e Korçës, ku do të duhet të mbledhë vota më 25 prill.

Një zyrtar shëtitës që vetëm ka ngrohur kolltukun kudo ku ka shkuar, por që nuk i ka pasur asnjëherë duk puna e tij...

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore