Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Negociatat, epilogu i pritshëm i mos hapjes

Negociatat, epilogu i pritshëm i mos hapjes

Që Bashkim Europian nuk do të niste Konferencën Ndërqeveritare për konkretizimin e hapjes së negociatave me BE-në para zgjedhjeve të 25 prillit, këtë e kanë ditur si Ilir Meta, si Edi Rama, ashtu edhe Lulzim Basha.

Jo më kot, Presidenti e ka bërë të ditur këtë “profeci” prej kohësh, siç e ka thënë Basha, por që në mënyrë analitike është parashikuar edhe nga Gazeta Shqip që në muajin korrik të këtij viti.

Kështuqë fjala që Angela Merkel dha një ditë më parë në një deklaratë, ku bëri të ditur se nuk do të ketë një vendim për Shqipërinë, nuk ishte një surprizë.

E vetmja surprizë në këtë aspekt ka qenë qëndrimi i Bullgarisë për të vënë veton për Maqedoninë e Veriut, duke mos e lënë vetëm Tiranën zyrtare në syrin e “ndëshkimit politik”, siç ka bërë të ditur opozita e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Angela Merkel ka bërë të ditur në qershor se brenda presidencës gjermane do të nisnin konferencat ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por në radhë të parë një zgjidhje apo rrugë drejt zgjidhjes të çështjes së Kosovës, apo dialogut Kosovë-Serbi.

Por këtë çështje e mori si protagonist Donald Trump që thirri në Shtëpinë e bardhë Aleksandër Vuçiçin e Avdulla Hotin, duke i prishur kështu mundësitë për një marrëveshje tjetër me negociatore Gjermaninë.

Çështja e Kosovës, është natyrisht më e rëndësishmja për Berlinin sesa dy konferenca për Tiranën dhe Shkupin, kur vendimi politik për hapjen e negociatave u mor në mars në samitin e Zagrebit.

Kur në këtë rast sidomos për çështjen e Shqipërisë disa parti politike europiane, duke nisur nga Holanda por edhe në Gjermani po zhvillojnë fushatë elektorale se kush është “më katolik se Papa”.

Por realisht çështja është më e madhe se kaq, dhënia e një karte të madhe siç janë bisedimet me BE-në konsiderohen natyrisht si një kartë elektorale, dhe BE nuk do t’ja japë Edi Ramës para zgjedhjeve, siç nuk ja dha Zoran Zaevit vitin e shkuar, kur ai dha dorëheqjen.

E në këtë rast nga BE ka edhe një traditë; kështu ka ndodhur në 2005 kur Marrëveshja e Stabilizim Asocimit u firmos pas zgjedhjeve të vitit 2005, siç dhe dhënia e statusit kandidat u mor pas zgjedhjeve të 2013-s.

Sipas të gjitha gjasave Konferenca Ndërqeveritare mund të hapej nëse mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës do të kishte një konsensus të plotë për Kodin Zgjedhor, gjë që nuk ndodhi. Rama me koshiencë votoi heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave kundër vullnetit të opozitës.

Nëse do të kishte konsensus, sipas të gjitha gjasave konferenca do të kishte nisur, por Rama nuk ka pranuar të tërhiqet nga një pozicion ku ai do të quhej humbës dhe opozita do të këndonte fitore, madje të kishte marrë edhe meritën e negociatave...

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore