Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!

Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën paktit për bashkëqeverisje, duke zyrtarizuar bashkëpunimin, i cili mbi të gjitha do të kondicionohet nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Një bashkëpunim që krijon një front opozitar vetëm mes dy partive politike dhe në një mënyrë të çuditshme, pasi pakti ka vlerën e nënshkrimi mes dy partive dhe jo të një koalicioni të mirëfilltë politik që nënkupton atë të depozitimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo dhe të konkurrimit me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi afatet ligjor janë tejkaluar.  

Por, pavarësisht kësaj, nëse analizojmë dy koalicione opozitare ndër vite ajo e vitit 2013 dhe kjo e pas tetë viteve, ndryshimet janë të dukshme mes dy pakteve të 1 prillit dhe të 1 marsit.

Së pari koalicioni i 1 prillit 2013 u krijua në prani të përfaqësuesve të ndërkombëtarëve dhe u firmos pas një konference rajonale të Partive Socialiste Evropiane të zhvilluar në Shkodër, duke marrë kështu bekimin e partive simotra të majta.

Së dyti, sot kemi një tablo tjetër të këtij koalicioni, dhe madje përbërja kishte një dallim të madh. Në 1 prillin e 2013-ës koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kishte në përbërje 39 parti politike. Ndërsa koalicioni i sotëm “Shqipëria, shtëpia që fiton” ka brenda zyrtarisht vetëm dy parti, ndërsa partitë e tjera mund të konsiderohen si ombrellë të PD-së.

Së treti, ndryshim tjetër është se ai është se koalicioni i opozitar i tetë vite më parë vinte natyrshëm mes dy partive të majta, ndërsa ky i sotmi është mes të majtës dhe të djathtës, që nuk shkon në konceptin ideologjik dhe parimor. Beteja mes 1 prillit të tetë viteve më parë ishte mes dy blloqeve politike, të majtëve dhe të djathtëve, ndërsa sot kjo betejë nuk ekziston pasi PS ka përballë një koalicion që është i shkartisur me të majtë dhe të djathtë bashkë nën një “shtëpi”.

Së katërti, tetë vite më parë kishim edhe një tablo tjetër, pasi pushteti i Berishës ishte tejet i konsumuar dhe ezauruar, vendi ishte futur në borxhe dhe Berisha asaj kohe lëshonte premtime pa teklif deri në liberalizim vizash me SHBA, sinjale këto që tregonin dorëzimin e pushtetit nga demokratët.

Sëfundmi, teksti i paktit të ri mes PD dhe LSI duket se ka një kleçkë, e ajo duket se do të vendosë bashkëpunimin mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve. Kjo tregon një koalicion jo të sinqertë mes dy partive.

“Të dy partitë vendosin të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme. Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor”, thuhet këtë dokument që sigurisht mbart me vete edhe misterin e fatit e këtij koalicioni.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore